Arben Muqolli: Gazeta “Bota sot”, ndër mediat e vetme që përkrah hendbollin 

Hendboll

Arben Muqolli: Gazeta “Bota sot”, ndër mediat e vetme që përkrah hendbollin 

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 15:23
Arben Muqolli

Kryetrajneri i kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës, klubit të hendbollit Besa Famgas të Pejës, Arben Muqolli, tha se gazeta “Bota sot” është e vetmja që ka shkruar dhe po shkruan vazhdimisht për hendbollin e Kosovës. 

Muqolli e uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot” dhe iu është mirënjohës që në asnjë rrethanë nuk e ka anashkaluar këtë sport me traditë.   

“Urime 27 vjetorin dhe suksese.

E falënderoj gazetarin Kemajl Goca dhe gazetën ‘Bota sot’, që asnjëherë nuk iu ndanë hendbollit, çdo herë duke shkruar për rrjedhat e këtij sporti. Është ndër mediat e vetme që në çdo kohë i jep hapësirë hendbollit, si vendore po ashtu edhe ndërkombëtare.

Besoj e shpresoj se do të vazhdoni me këtë ritëm dhe jam optimist edhe për shumë vite tjera, duke uruar suksese e suksese.

 Gazeta ‘Bota sot’ është dritare e fuqishme e hendbollit po ashtu dhe me rubrikë të veçantë për këtë sport”, uron Muqolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat