UP "Hasan Prishtina" eliminohet në gjysmëfinale të botërorit universitar të hendbollit

Hendboll

UP "Hasan Prishtina" eliminohet në gjysmëfinale të botërorit universitar të hendbollit

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:37
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar ndeshja e parë e ditës së pestë të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.

Vashat e "Hasan Prishtinës" kanë pësuar humbje nga universiteti korean "KNSU", kështu duke u eliminuar në gjysmëfinale të këtij turneu.

Pas plot 60' minutave lojë të zhvilluara në sallën "1 Tetori" në Prishtinë, UP "Hasan Prishtina" mposhtet nga "KNSU" me shifrat 39:24.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 20:8 në favor të koreaneve, ashtu sikurse pjesa e dytë, ku semafori tregonte rezultatin 19:16 në favor të tyre.

Më e mira e ndeshjes ishte Jiin Jung me 10 gola të shënuar, kurse më e dalluara te vashat kosovare ishte Elisa Mulaj me shtatë gola të realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat