Tahirukaj vlerëson suksesin në Kupën Botërore Universitare

Hendboll

Tahirukaj vlerëson suksesin në Kupën Botërore Universitare

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 22:58
Tahirukaj

Drenit Tahirukaj ka folur pas suksesit në Kupën Botërore Universitare në Hendboll.

Universiteti i Prishtinës e fitoi medaljen e artë, ndërsa Tahirukaj ishte lojtari më i dalluar.

“Kemi besuar se mund ta fitojmë këtë kampionat.

Jemi një gjeneratë që jemi që katër vite së bashku dhe mendoj që favorit ishim që nga fillimi. Të them të drejtën ishte pak e vështirë, kemi pasur rival cilësorë.

Mendoj që triumfi ishte shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne po për të gjithë Kosovën”, ka theksuar Tahirukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat