Qyteti i Istogut në emocionet e finaleve 

Hendboll

Qyteti i Istogut në emocionet e finaleve 

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:11
KHF Istogu gjatë një ndeshje kampionale

Istogu është mikpritës i finaleve të Superkupës së Kosovës në hendboll.

Dy finale që priten në ethe nga ekipet, ku secila synon të fitojë trofeun e çmueshëm.

Në orën 15.30 takohen kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit, Besa Famgas nga Peja me skuadrën renome Kastriotin e Ferizajt.

Pejanët synojnë trofeun e radhës, ndërsa ferizajasit të nisin vitin me trofe.

Në konkurrencën e femrave, kampionja në fuqi dhe liderja e kampionatit, Istogu sfidohet nga nënkampionja e Kosovës, Ferizaj.

Finalja luhet në orën 18.00 dhe pritet numër i madh i shikuesve në palestrën e sportit në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat