Demaj e Hajdari shkëlqejnë në fitore

Hendboll

Demaj e Hajdari shkëlqejnë në fitore

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 12:59
Demaj e Hajdari

Dy lideret e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj e Marigona Hajdari kanë shkëlqyer të shtunën te skuadra daneze Ringkobing.

Ringkobingu mposhti Skanderborgun në kuadër të elitës daneze.

Skuadra e Leonorës dhe Marigonës fitoi me rezultat bindës, 38:30.

Dy yjet tona ishin prej më meritoreve për fitoren. Kapitenja Demaj realizoi katër gola nga pesë tentime, ndërsa i kishte edhe gjashtë asistime.

Ndërsa qendra Marigona Hajdari shënoi pesë gola nga shtatë tentime, ndërsa u shqua edhe me organizim të lojës. I kishte edhe dy asistime.

Fitorja për Ringkobingun ishte shumë e rëndësishme për të përmirësuar pozitën në renditjen tabelare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat