Kosova luan me Britaninë e Madhe në kualifikimet për Evropian

Hendboll

Kosova luan me Britaninë e Madhe në kualifikimet për Evropian

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:38
Shorti

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka mësuar të mërkurën edhe kundërshtarin e parë në kualifikimet për Euro 2026. Në Vjenë janë tërhequr shortet për dy gara të ndryshme.

Kështu Kombëtarja e Kosovës përballet me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Ndeshjet janë në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa Kombëtarja jonë është nikoqire në ndeshjen e parë.

Synimi është që të kalohet Britania e Madhe, përkatësisht kalimi në fazën kryesore të kualifikimeve për Evropian.
Letonia – Luksemburgu dhe Belgjika – Qipro janë çiftet tjera të raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat