Fitore e shumëpritur për kombëtaren e Kosovës U17

Hendboll

Fitore e shumëpritur për kombëtaren e Kosovës U17

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 11:51
Kosova U17

Fitore e shumëpritur për kombëtaren e Kosovës U17, e cila shton motivin të vashat tona.

Një fitore domethënëse pas dy humbje të thella 35:15 nga Sllovakia dhe 40:19 nga Polonia. 

“Fitore e rëndësishme e vajzave tona!

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat), ka shënuar fitore të rëndësishme të hënën. 

Në kuadër të Kampionatit Evropian (B) në Ankara të Turqisë, vajzat tona fituan ndaj Bullgarisë me rezultat 34:29.

Kombëtarja jonë luajti ndeshje të madhe, ndërsa fitorja do të shërbejë për vazhdim të kampionatit”, njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat