Paraqitje dukshëm më e mirë e Kombëtares sonë me Kuvajtin

Hendboll

Paraqitje dukshëm më e mirë e Kombëtares sonë me Kuvajtin

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 19:33
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e dytë stërvitore me Kuvajtin. Në Lashko të Sllovenisë,

Kombëtarja jonë pësoi me rezultat 30:25. Në fakt djemtë tanë ishin kundërshtarë të barabartë të Kuvajtit e në shumë momente edhe më të mirë.

Në minutën e 53-të rezultati ishte i barabartë, 24:24. Më pas në rezultat ndikuan vendimet e gjyqtarëve, që ishin nga Kuvajti. Dhe kështu fitorja i takoi Kuvajtit.

Paraqitja e Kosovës ishte dukshëm më e mirë se në ndeshjen e parë, të luajtur të martën. Kanë funksionuar shumë më tepër gjëra si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Por gjyqtarët kuvajtas, që janë për trajnim në Slloveni, dolën në skenë me vendime kundërthënëse që edhe caktuan fituesin.

Dy ndeshjet në Slloveni gjithsesi ishin të vlefshme për shtabin teknik që drejtohet nga Bujar Qerimi.

Janë provuar disa lojtarë të rinj dhe është testuar forma e të tjerëve në prag të ndeshjeve të ardhshme kualifikuese.

Kuvajti – Kosova 30:25 (17:12)

Kosova: Zena, Gjuka 7, Samohoda 2, Thaqi 1, Muqolli 2, Shabani 3, Zogaj, Gegaj 1, Palushi 1, Mushkolaj 3, Ninaj 5, Cacaj, Mulaj, Luzha, Alaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat