Ky është gabimi më i madh në disa klubet e hendbollit të Kosovës 

Hendboll

Ky është gabimi më i madh në disa klubet e hendbollit të Kosovës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 shtator 2023 Në ora: 12:18
Pamje nga një ndeshje

Çfarë iu duhen disa klubeve, mos të themi më shumë se 65 për qind të klubeve, disa persona me pozita të larta që nuk kanë ndikim as të kushërinjtë e vet se lere më larg!

Po hendbollit i duhen persona që kanë ndikim të madh dhe sigurojnë mjete financiare për klub!

A e shihni ku ka ra hendbolli? 

Vëllaznimi në sekondën e fundit vendosi të garojë në Superligë!

Drita dhe Llapi hoqën dorë!

Vushtrria nesër dihet ku i ka çadra ose ikë prej elitës!

Superliga nga 10 ekipe po mbetet me 7 ekipe?

Mos i dëmtoni klubet, ata që nuk e kanë vendin në klube, që nuk kanë ndikim për të gjetur sponsorë dhe për të prurë kuadro rreth klubit, sa më larg!

Me vite ka që janë disa që sillen, as nuk japin as nuk bien sponsorë, mbahen me paratë që iu jep komuna, me social mbahen!

Turp i madh.

Qysh bre nuk po iu vjen marre. 

Volejbolli me klube në vitin 2022, ka thith 470 mijë euro në vit e ju hendbolli veç 204 mijë euro!

A ju vjen marre juve shumicës së klubeve, ku e keni pru hendbollin me traditë!

Hendbolli po vdes klinikisht, hendbolli me zor po e mban ligën!

Paramendoni, volejbolli me rroga qoftë të femrat qoftë të meshkujt 200 për qind qëndron më mirë se hendbolli.

Bravo për volejbollin! Bravo për klubet e volejbollit,

Një pagë në volejboll mesatarisht sillet 500 euro, në hendboll 100 euro!

A jeni në tokë të bukës. Strategji kombëtare! Ose ndryshe ndaleni për disa vite ligën se do të mbetet me tri ekipe.

Vushtrria gjithë ai qytet, nuk ka njerëz, Gjakova gjithë ai qytet nuk ka kuadro, Prizreni, Gjilani, Podujeva, Prishtina, gjithë ato qytete nuk ka njerëz, çka po ndodhë more me këtë hendboll?

Ku është problemi që sponsorët po e refuzojnë hendbollin? Ku? 

A në 10 njerëz ka mbetur ky sport?

Ju që jeni në hendboll, që nuk sillni sponsor as nuk jepni para, lëshoni rrugë,  nuk mbahet klubi me ndihmë sociale të komunave.

Turp i madh! Në vend që sot hendbolli në vit mi pas të ardhura mbi 1 milion euro, mbahen me 3 a 4 mijë euro në vit që ua jep komuna. 

Shumica e klubeve, a e kuptojnë pse po refuzohen nga sponsorët? Është faktori njeri!   

Ky është realiteti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat