Atmosferë e shkëlqyer në Kombëtaren e Kosovës

Hendboll

Atmosferë e shkëlqyer në Kombëtaren e Kosovës

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:11
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar të hënën dy stërvitje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi kanë punuar të gjithë hendbollistët që do të paraqiten ndaj Sllovakisë.

Të hënën është mësuar që Kombëtares në ndeshjen e së enjtes do t’i mungojë kapiteni Valon Dedaj, që nuk është liruar nga vendi i punës. Por Dedaj dhe Bujar Ramosaj pritet të jenë të dielën në Prishtinë.

Të martën është udhëtimi për në Sllovaki, ndërsa të enjten është ndeshja Sllovaki – Kosovë (18:00).

Ndërkohë të dielën është ndeshja e dytë e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.

Synim i Kosovës është kalimi tutje.

Atmosfera në Kombëtare, përkundër mungesave të rëndësishme, ishte e shkëlqyer.

Lojtarët kanë shfaqur përkushtim në punë dhe të motivuar i kanë kryer të gjitha detyrat e selektorit Qerimi.

Tani stërvitjet vazhdojnë në Sllovaki, ku të martën është stërvitja e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat