Kosova në presion të Sllovakisë, Bujar Qerimi ka gati ekipin

Hendboll

Kosova në presion të Sllovakisë, Bujar Qerimi ka gati ekipin

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:19
Kosova

Kombëtarja e Kosovës është në presion të ballafaqimit të parë me Sllovakinë, për faktin që synon të nxjerrin rezultat sa më të favorshëm për takimin e kthimit që luhet të dielën në kryeqytetin e Kosovës.

Sonte në orën 18.00 në Povazska Bystrica përballen Sllovakia – Kosova.

Djelmoshat tanë janë të përgatitur e të motivuar për sfidën e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, do të mundohet që të kthehet me rezultat pozitiv nga ky rrugëtim i vështirë.

“Të gatshëm për luftë sportive dhe prezantim të dinjitetshëm të shtetit.

Të përkushtuar për angazhim maksimal.

Të bashkuar drejt synimit për rritjen e mëtejme të Kombëtares sonë.

Fat e sukses për djemtë tanë”, shkruan në faqen e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat