Kosova mobilizohet për Sllovakinë

Hendboll

Kosova mobilizohet për Sllovakinë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 21:35
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e përkushtuar për të kërkuar fitoren ndaj Sllovakisë. Ndeshja Kosovë – Sllovaki zhvillohet të dielën prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të enjten në Povazska Bystrica, Kosova pësoi 33:23 nga sllovakët në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.

Të dielen mbrëma është ndeshja e kthimit.

Hendbollistët e Kosovës dhe shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Bujar Qerimi janë të përkushtuar për të përmirësuar përshtypjet. Fokusi është maksimal në kërkim të fitores.

Të shtunën Kombëtares i është bashkuar edhe kapiteni Valon Dedaj, që nuk kishte mundësi të paraqitej në ndeshjen e parë.

Ardhja e kapitenit është shoqëruar me energji shtesë pozitive në Kombëtare.

Djemtë tanë llogarisin në përkrahje nga tribunat në kërkim të fitores ndaj sllovakëve që megjithatë kanë Kombëtare serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat