Deklarata e Bujar Qerimit në vitin 2003, është realitet edhe pas 20 viteve

Hendboll

Deklarata e Bujar Qerimit në vitin 2003, është realitet edhe pas 20 viteve

Nga: K. Goca Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:14
Bujar Qerimi

Është një deklaratë interesante e Bujar Qerimit, para 20 viteve përkatësisht në vitin 2003.

Ai pati deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se “nuk ka trajnerë profesional”.

Kjo deklaratë edhe pse para 20 viteve, është realitet edhe në vitin 2023,

Një deklaratë e fuqishme apo siç thonë në popull, trajner largpamës dhe mendjendritur! 

Bujar Qerimi sot është selektor i kombëtares së Kosovës në hendboll.  

Çfarë tha Bujar Qerimi me 3 gusht të vitit 2003? 

Bashkëpunimi me shkollat fillore, pse jo edhe me shkollat e mesme, janë bazë  në zbulimin dhe kultivimin e talentëve.

Kjo duhet të jetë pikënisja e parë për Federatë e Hendbollit të Kosovës, po ashtu edhe nëpër klube që duan të bëjnë diçka, 

Dua të ndalem edhe në sistemin e lojës që e aplikojnë në Kosovë.

Me dhembë shumë kur shoh në televizion disa ndeshje dhe nuk dinë trajnerët se çfarë sistemi të lojës aplikojnë 6-0, 5-1 apo 3-2-1.

Aq janë padefinueshëm sa që nuk mund të përshkruhen. Dikush thotë se ka trajnerë profesionalë! Çfarë profesionalizmi është ky. Nuk ka trajnerë profesional as nuk janë afër profesionalizmit në Kosovë.

Profesionalizmi do të thotë shumë.

Nuk dua të kritikoi, ky është realitet.

Me një. fjalë hendbolli i Kosovës ka nevojë për ekspertë të jashtëm, gjë që trajnerët tanë si dhe lojtarët me përvojë që janë. në përfundim të karrierës me ambicie të bëhen trajnerë, të mësojnë nga ekspertët dhe të marrin përvojë. Në këtë mënyrë ka arritur hendbolli i Maqedonisë që të përparojë.

FHK-ja e ka çelësin e zgjedhjes së këtyre problemeve. Federatës nuk duhet t'i vij keq, por tu thënë atyre njerëzve se keni mangësi në lojë apo nuk e keni vendin në hendboll”, kështu ka deklaruar Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat