Fitore e madhe e Prishtinës në Vushtrri

Hendboll

Fitore e madhe e Prishtinës në Vushtrri

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 22:31
Pamje nga një ndeshje

Prishtina ka fituar dy pikë të rëndësishme në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën në Vushtrri, Prishtina e mposhti skuadrën vushtrriase me rezultat 40:37.

Bintou Oulare dhe Sia Celine Tolno i shënuan nga 13 gola për Prishtinën. Tetë gola për Vushtrrinë i kishte Burneta Rama, ndërsa shtatë i shënoi Gentiana Basholli.

Në pjesën e dytë Prishtina vazhdimisht kishte epërsi prej disa golash dhe në fund shtoi edhe dy pikë të reja në konto.
Prishtina tani është e gjashta me gjashtë pikë. Vushtrria është e katërta me tetë pikë.

Po të shtunën, Samadrexha fitoi në Gjakovë ndaj Shqiponjës. Skuadra samadrexhase fitoi 30:25.

Ameni Jemmali i shënoi nëntë gola për Samadrexhën. 12 gola për Shqiponjën i kishte Sara Louise.

Samadrexha është e treta me 10 pikë. Shqiponja renditet e pesta me tetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat