25 hendbollistë në grumbullimin e radhës të Kombëtares U18

Hendboll

25 hendbollistë në grumbullimin e radhës të Kombëtares U18

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 13:54
Kombëtarja 18 e Kosovës.

Ditëve të ardhshme në Prishtinë do të mbahet grumbullimi i radhës i hendbollistëve të Kombëtares U18 të Kosovës.

Selektori i Kombëtares A, Bujar Qerimi dhe ndihmësit e tij për grumbullimin e dytë kanë ftuar 25 lojtarë me potencial, që janë pjesë e klubeve të vendit.

Përzgjedhja është bërë në bazë të performancës së hendbollistëve të rinj në grumbullimin e parë të mbajtur në fund të tetorit në Istog.

Grumbullimi bëhet të dielën, më 26 nëntor, në mesditë. Kombëtarja U18 do të ketë pesë stërvitje gjatë grumbullimit treditor, që përfundon më 28 nëntor. Programi është i ngjeshur, ndërsa ky grumbullim do të shërbejë edhe për selektimin e mëtejmë të ekipit kombëtar.

Kombëtarja U18 prej 20 deri më 23 dhjetor do të paraqitet në një turne përgatitur në Belgjikë, ku marrin pjesë edhe Belgjika U18, Polonia U18 dhe Luksemburgu U18.

Ndërkohë në janar, Kombëtarja e 18-vjeçarëve paraqitet në kualifikimet e Kampionatit Evropian, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Lista preliminare e Kombëtares U18

1. Amar Muqolli    KH Besa Famgas
2. Edonis Hajra KH Besa Famgas
3. Granit Kadiri KH Rahoveci
4. Olsi Mulaj KH Besa Famgas
5. Olt    Kabashi KH Besa Famgas
6. Bilall Mazrekaj KH Deçani
7. Dren Gashi KH Dukagjini
8. Elton Hysenaj    KH Deçani
9. Eminent    Dobraj KH Deçani
10. Eris Beqiri KH Trepça
11. Ilir Istrefaj KH Besa Famgas
12. Isuf Kadrija KH Deçani
13. Olt Bajrami KH Deçani
14. Perparim Kuçi KH Deçani
15. Rron Haxhismajli KH Vëllaznimi
16. Xhafer    Alimusaj KH Deçani
17. Etnik Bajoku    KH Llapi
18. Durim Talla    KH Llapi
19. Albios Beqiraj KH Istogu
20. Diolen    Ajvazi KH Kastrioti
21. Eroll Selmani KH Kastrioti
22. Blend Rexha    KH Vëllaznimi
23. Erion Bajramaj KH Prishtina
24. Lum Xhemajli KH Prishtina
25. Olti Hoti KH Prizreni
26. Joel Elios Cubi GER

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat