Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Vogoshqa - Brno

Hendboll

Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Vogoshqa - Brno

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:21
Eshref Beqiri

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, fundjavën e kaluar ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen Vogoshqa – Handball Brno.

Ndeshja u zhvillua në Vogoshqa të Bosnjë-Hercegovinës dhe ishte e para e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Fitore shënoi Vogoshqa me rezultat 30:23. Të kujtojmë që Vogoshqa me shumë vështirësi e kaloi Trepçën në rrethin e dytë. Ndeshja e parë kishte përfunduar 27:27, ndërsa e dyta ishte fituar 31:30 nga skuadra boshnjake.

Të dy ndeshjet ishin luajtur në Vogoshqa.

Delegati i EHF-së nga Kosova, Eshref Beqiri, po ka prezantim të shpeshtë në kupa evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat