Libër domethënës “Gjurmëve 55-vjeçare të klubit hendbollistik Vjosa”, me autor Banush Imeri

Hendboll

Libër domethënës “Gjurmëve 55-vjeçare të klubit hendbollistik Vjosa”, me autor Banush Imeri

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 20:28
I pari nga e majta Banush Imeri

Një libër me shumë domethënie që do t’i shërbejë brezave të ndryshme për rrugëtimin e klubit të hendbollit Vjosa e Shtimes.

Sot në Shtime promovohet libri “Gjurmëve 55-vjeçare të klubit hendbollistik Vjosa të Shtimes”, me autor Banush Imeri.

Pesë dekada e gjysmë të veprimtarisë së hendbollit në qytetin e Shtimes përkatësisht Vjosës, janë të përfshirë në librin e shkrimtarit Banush Imeri.

Image

Të pranishmit

Një libër që është pasuri kombëtare e hendbollit.

Imeri, burrë i qetë dhe njohës i thellë i hendbollit jo vetëm shtimjan, ka shtruar gjerë e gjatë tërë veprimtarinë me batica dhe zbatica që ka rrugëtuar Vjosa. 

Në promovim morën pjesë numër i madh, që vërtetë ka qenë mahnitës për faktin se nuk kishte vend as për një gjilpërë, nga kureshtja për të pa promovimin e librit me vlera të larta të hendbollit.

“Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, autori Banush Imeri, sot promovoi librin monografik me titull: “Gjurmëve 55-vjeçare të Klubit Hendbollistik 'Vjosa' të Shtimes".

Me praninë të shumë mysafirëve nga e gjithë Kosova si dhe lojtareve të gjeneratave të ndryshme u evokuan kujtime të lavdishme historisë 55 - vjeçare të klubit”, shkruan në faqen e KHF Vjosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat