Kundërshtarja e ardhshme e Kosovës me fitore të rëndësishme në Botëror

Hendboll

Kundërshtarja e ardhshme e Kosovës me fitore të rëndësishme në Botëror

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 11:25
Polonia

Ka nisur faza e dytë e garave në Kampionatin Botëror për hendbolliste që po mbahet në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi.

Në kuadër të Grupit III të “Main Round”, Polonia ka shënuar fitore të madhe të enjten. Polaket e mposhtën Serbinë me rezultat 22:21.

Të kujtojmë që Polonia është kundërshtarja e ardhshme e Kombëtares sonë në kualifikime për Evropian.

Në kuadër të Grupit III, Gjermania fitoi 24:22 ndaj Rumanisë, ndërsa Japonia e ka befasuar Danimarkën duke e mposhtur 27:26. Danimarka ishte kundërshtarja e kaluar e Kombëtares sonë.

Të enjten u luajtën ndeshjet e para edhe në Grupin I të fazës kryesore të garave. Kroacia fitoi 26:25 ndaj Malit të Zi. Hungaria e mposhti Senegalin me rezultat 30:20, ndërsa Suedia fitoi thellë ndaj Kamerunit me rezultat 37:13.

Në Grupin II, ndeshjet e para u luajtën të mërkurën. Sllovenia fitoi 31:27 ndaj Koresë së Jugut. Franca e mposhti Austrinë me rezultat 41:27, ndërsa Norvegjia fitoi ndaj Angolës me 37:19.

Në Grupin IV, Çekia fitoi ndaj Ukrainës (30:23), Spanja ndaj Argjentinës (30:23) dhe Holanda ndaj Brazilit (35:27).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat