Vjosa e para

Hendboll

Vjosa e para

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:35
Vjosa

Në stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të hendbollisteve është zhvilluar garë e fortë dhe interesante.

Kanë garuar dhjetë skuadra, ndërsa pas gjysmës së parë të kampionatit e para është Vjosa e Shtimes me 16 pikë. Vjosa ka fituar tetë ndeshje, ndërsa e kishte një humbje. Vlerësohet pretendente për të përfunduar në fund në krye të tabelës.

Verona ka një pikë më pak. Ka shtatë fitore, një barazim e një humbje. Dukagjini është i treti me 14 pikë.

Ka shtatë fitore e dy humbje. Pasojnë skuadrat tjera, por jo me ndonjë dallim të madh pikësh.

Në xhiron e fundit Vjosa fitoi bindshëm ndaj Llapushës. Fitore 39:32 shënoi Verona ndaj Dritës së Gjilanit, ndërsa Dukagjini po në udhëtim mposhti KEK-un me rezultat 34:28.

Në vjeshtë në skuadra janë paraqitur edhe lojtare të reja, me potencial për të ardhshmen.
Gara në Ligën e Parë të hendbollisteve pritet të jetë interesante edhe në pranverë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat