Shpallet lista e Kombëtares së Kosovës U18 për ndeshjet kualifikuese

Hendboll

Shpallet lista e Kombëtares së Kosovës U18 për ndeshjet kualifikuese

Më: 2 janar 2024 Në ora: 23:31
Kombëtarja e Kosovës

Shtabi teknik i Kombëtares së Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në Kombëtaren U18 të Kosovës në hendboll.

Kombëtarja U18 mblidhet të mërkurën në Prishtinë, ndërsa në mbrëmje e ka një stërvitje.

Të enjten është udhëtimi për në Shkup, ku 18-vjeçarët i zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian.

Ndeshja e parë është të premten prej orës 12:00 me Zvicrën U18. Të shtunën është ndeshja me Sllovakinë, po ashtu nga ora 12:00, ndërsa të dielën prej orës 15:00, Kosova U18 luan me Maqedoninë e Veriut.

Dy të parat në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa dy Kombëtaret tjera gjatë verës do të garojnë në Evropianin e Divizionit B.

Kjo gjeneratë ka pasur shumë grumbullime në muajt e fundit. Po ashtu mori pjesë në një turne të fortë në Belgjikë.
Thuajse të gjithë lojtarët e ftuar janë të klubeve tona.

Lista e lojtarëve

Diolen Ajvazi KH Kastrioti

Etnik Bajoku KH Llapi

Erion Bajramaj KH Prishtina

Olt Bajrami KH Deçani

Eris Beqiri KH Trepca

Eminent Dobraj KH Deçani

Edonis Hajra KH BESA famgas

Bleron Imeraj RK Zamet

Olt Kabashi KH BESA Famgas

Granit Kadiri KH Rahoveci

Isuf Kadrija KH Deçani

Perparim Kuqi KH Deçani

Bilall Mazrekaj KH Deçani

Olsi Mulaj KH BESA Famgas

Amar Muqolli KH BESA Famgas

Lum Xhemajli KH Prishtina

REZERVË

Dren Gashi KH Dukagjini

Xhafer Alimusaj KH Deçani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat