A jeni në tokë të bukës ju hendbolli? 

Hendboll

A jeni në tokë të bukës ju hendbolli? 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 janar 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Nuk do të thotë që po shuhet në tërësi! 

Kujt po i duhet nesër Liga me 5 a 6 ekipe!

Është koha e fundit, sa e sa herë e kam thënë, pra e kam përsëritur, të zgjohen njerëzit e vërtetë, le t’i marrin klubet, të përfitojnë nga 30 për qindshi për sponsorizim, t’i stabilizojnë klubet.

Është koha e fundit që të këndellen! 

Nuk iu duhen njerëz në klube që nuk bien para e as që nuk kanë para, iu duhen njerëz që bien para!

Këmbanat po rrahin për ata që kanë vesh! 

A e dini pse ka mbetur Superliga (meshkujt) me 8 ekipe?

Dy ekipe janë tërhequr!

E tash, çka nëse tërhiqen edhe dy? Mbetet me 6! Hiqet edhe një mbeten me 5! Bravo! Sukses është edhe ky!

Hendbolli është drejt shuarjes, për 2-3 vite keni me kërkuar me bashku Ligën me Shqipëri, nuk keni me pas ekipe për ligë me 8 ekipe!

Kurrë më në krizë!

Volejbolli po iu dominon edhe financiarisht dhe bindshëm me klube! 

A jeni në tokë të bukës ju hendbolli? 

Hendbolli ka traditë, është sport shumë i dashur por në disa klube mos të them shumicën, janë njerëz të gabuar!

Po, po të gabuar! Kuptojeni këtë, kërkoni njerëzit e dashur për qytetin e për klubin, që bien para, ndryshe hendbollin e Kosovës as Shqipëria nuk do të ketë forcë ta shpëtojë se nuk ka as atje para e kapacitet me udhëtuar Prishtinë, Shkodër, Ferizaj e Elbasan!

As shteti ama nuk do t’ju shpëtojë ore ju hendbolli i Kosovës që nuk jeni duke e pa që doni me mbet me 5-6 klube dhe në formë turneve në një të ardhme, mos e bë Zot me luajt veç për Ditë Bajrami!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat