Kosova zbarkon në Angli, Bujar Qerimi: Duhet angazhim maksimal 

Hendboll

Kosova zbarkon në Angli, Bujar Qerimi: Duhet angazhim maksimal 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 janar 2024 Në ora: 17:29
Bujar Qerimi

Kombëtarja e Kosovës ka zbarkuar në Derby të Anglisë, ku nesër (14.00) do të zhvillohet ndeshja e kthimit e raundit të parë kualifikues të Euro 2026 në hendboll.

Djelmoshat tanë janë të motivuar deri në pikën e fundit, të etur për fitoren e radhës në kualifikuese.

Pas fitores (30:22) në kryeqytetin e Kosovës, synojnë fitoren tjetër ndaj Britanisë së Madhe në Derby. 

Kosova hiqet favorite e madhe ndaj britanikëve.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, kërkon koncentrim e angazhim maksimal nga të përzgjedhurit e tij në duel me britanikët.

“Komoditet nuk ka në asnjë lojë, duhet angazhim siç e kemi bërë në 20 minutat e fundit të ndeshjes së parë.

Çdo lojë është ndryshe nga tjetra, duhet angazhim maksimal dhe besoj se nuk duhet me pas ndonjë të papritur”, tha Qerimi.

Selektori i Dardanëve kërkon kujdes nga djelmoshat e tij, sepse nuk ka kombëtare të dobëta.

“Sot nuk ka ekipe të dobët apo dallime të theksuara.

E kemi pa edhe pjesën e parë në Prishtinë por që duhet angazhim maksimal në të dy 30 minutat e lojës.

Duhet koncentrim dhe logjikisht rezultati është në favor tonin”, - ka nënvizuar selektori.

E mira e të mirës te Kosova është se janë të kompletuar. “Jemi komplet sikur në ndeshjen e kaluar.

Do të mundohem, me menaxhuar gjithë lojtarët e me mbajt freskinë”, ka përfunduar Qerimi.

Për fitoren e Kosovës, koeficienti në baste sillet 1.45 e për barazim 11.00, dhe 3.50 për triumfin e Britanisë së madhe. 

Bastet

Britania e Madhe – Kosova 

                             1    X    2
10x10bet         3.53    8.60    1.43
1xBet                3.73       8.90       1.45  
888sport          3.50     8.00    1.40
Alphabet         3.53    8.60    1.43
Betfair              3.10       11.00       1.44
Interwetten    3.05    13.00    1.50
William Hill    3.60    8.50    1.36
Average odds    3.50    8.93    1.42

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat