Hungaria i jep flakaresh të fortë Serbisë, Kroacia dëshpëron 

Hendboll

Hungaria i jep flakaresh të fortë Serbisë, Kroacia dëshpëron 

Nga: K.G. Më: 14 janar 2024 Në ora: 22:35
Pamje nga ndeshja

Fitorja e dytë dhe që peshon shumë për kombëtaren e Hungarisë. 

Hungarezët i japin një flakaresh të fortë Serbisë. duke e mposhtur me rezultat 28:27 në ndeshjen e Grupi C të Euro 2024 në hendboll, që po mbahet në Gjermani.

Hungaria renditet në vend të parë me 4 pikë në Grupin C dhe Serbia në të tretin me 1 sosh.  

Kombëtarja e Kroacisë pas fitores ndaj Spanjës, sot pati lojë dëshpëruese ndaj Austrisë, ku ka barazuar me rezultat 28:28.

Kroacia kryeson me 3 pikë sa ka edhe Austria në vend të dytë në Grupin B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat