FHK: Hendbolli, sporti numër dy në vend 

Hendboll

FHK: Hendbolli, sporti numër dy në vend 

Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:45
Kosova

Federata e Hendbollit e Kosovës mburret që është në vend të dytë në kategorizim.

Ky është një motiv shtesë për federatën dhe këtë komunitet.

“Hendbolli, sporti numër dy në vend.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar të premten rezultatet e kategorizimit të federatave sportive. 

Federata e Hendbollit e Kosovës është federata e dytë sportive më e ranguar në vendin tonë. FHK-ja është menjëherë pas Federatës së Xhudos dhe para Federatës së Volejbollit. 

Janë vetëm tri federata sportive në kategorinë A. Federata jonë është kategorizuar e dyta me 87.8 pikë dhe kjo dëshmon rritjen e vazhdueshme dhe po ashtu stabilitetin e FHK-së.

Kategorizimi është bërë në bazë të nëntë kritereve, sipas rregullores përkatëse.

Kriteret përfshijnë: organizimin e garave ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, rezultatet e arritura në garat ndërkombëtare, kriterin e masovitetit në përbërje të numrit të klubeve dhe sportistëve, statusin e sportit, popullaritetin e sportit në nivel ndërkombëtar, traditën e sportit përbrenda vendit, kriterin e gjithëpërfshirjes, ngritjen e kapaciteteve të federatave sportive dhe organizimin e aktiviteteve sportive vendore - kampionatet shtetërore.

FHK-ja vazhdimisht ka shënuar rritje në kategorizim dhe tani me krenari e mbajmë pozitën e dytë”, shkruan në faqen e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat