Mitrovicasit mbeten pa shumë lojtarë, Bujar Istrefi: Trepça nuk do të jetë kockë e lehtë për askënd 

Hendboll

Mitrovicasit mbeten pa shumë lojtarë, Bujar Istrefi: Trepça nuk do të jetë kockë e lehtë për askënd 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 janar 2024 Në ora: 17:14
Bujar Istrefi

Trepça ka mbetur pa një numër të madh të hendbollistëve në afatin kalimtar dimëror, shumica shkuan në klubin e Kastriotit të Ferizajt.

Hamdi Salihu, Liridon Esati (portier), Lulzim Shabani, Deniz Terziqi, Marley Wallace, kaluan të Kastrioti e Ardit Pllana e Edmond Istrefi të Samadrexha.

Salihu, Esati e Shabani u rikthyen në klubin e Kastriotit.

Largohen një numër i madh i lojtarëve, që ishin pjesë standarde e ekipit mitrovicas. 

Presidenti i klubit të Trepçës, Bujar Istrefi, ka treguar për gazetën kombëtare “Bota sot”, cilat janë arsyet e kësaj situate.

“Për shkak të angazhimeve të mija personale nuk kam arrit me i ndejt afër klubit dhe për këtë arsye nuk kemi mundur t’i plotësojmë edhe kërkesat e lojtarëve.

Mbrëmë kemi mbajt një mbledhje me lojtarët ekzistues dhe do të mobilizohemi për vazhdimin e kampionatit dhe do t’i ofrojmë dy eventualisht tri transfere nga jashtë.

Një gjë garantojmë që Trepça nuk do të jetë kockë e lehtë për askënd dhe do të ketë ekip serioze”, thotë Istrefi.

Trepça ka përfunduar në vend të tretë me 20 pikë gjatë pjesës vjeshtore dhe ka 8 me pak se kampioni vjeshtor i Kosovës, Rahoveci.

Fituesi i Kupës së Kosovës, synon katërshen e madhe në përfundim të kampionatit të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat