Kroacia mposhtet, lamtumirë gjysmëfinales!

Hendboll

Kroacia mposhtet, lamtumirë gjysmëfinales!

Nga: K. G. Më: 20 janar 2024 Në ora: 20:22
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kroacisë pësoi humbjen e dytë në xhiron e dytë të Grupit I të Kampionatit Evropian në hendboll, që po mbahet në Gjermani.

Kroatët pësuan humbje me rezultat 29:26 (14:13) nga  Hungaria.

Me këtë disfatë, skuadra e Goran Përkovacit humbi gjasat për të kaluar në gjysmëfinale. 

Ata mbetën në vendin e pestë në renditje me vetëm një pikë të fituar, ndërsa Hungaria kaloi në të dytin me katër pikë.

Kroacia do të luajë ndeshjen e radhës kundër Islandës (të hënën), ndërsa në xhiron e fundit do të luajë ndaj Gjermanisë (të mërkurën).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat