Franca pa Richardson për finalen e nesërme kundër Danimarkës?

Hendboll

Franca pa Richardson për finalen e nesërme kundër Danimarkës?

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:21
Franca

Kombëtarja e Francës do të luftojë nesër për medaljen e artë në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.

Rivali i Francës është kombëtarja e Danimarkës. “Trekolorët” mund të performojnë pa Melvin Richardson në duelin me përzgjedhjen skandinave.

Siç raportojnë mediat në Francë, beku i djathtë la sot kampin e kombëtares në Koln dhe shkoi në Barcelonë.

Gjegjësisht, gruaja e Richardson është dashur që të lindë këtë fundjavë, ndaj paraqitja e tij në finalen e nesërme është e pasigurt.

Lojtari 26-vjeçar i Barcelonës ka shënuar 16 gola në gjashtë ndeshje në Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat