Shuhet klubi i hendbollit Vushtrria (meshkujt)?

Hendboll

Shuhet klubi i hendbollit Vushtrria (meshkujt)?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 shkurt 2024 Në ora: 11:24
KH Vushtrria

Ka kohë që kemi paralajmëruar, se hendbolli po kalon ditët më rëndë të ekzistimit.

Se hendbolli po shkon rrugës së shtetit amë, Shqipërisë, të mbetet me pak ekipe (5 a 6 ekipe), gradualisht mund të bëhet edhe realitet.

Turpi më i madh, klubi me renome Vushtrria, që në fund të viteve të 80-ta, luftonte për të hyrë në elitën e hendbolli ish jugosllav, po shuhet?.

Klubi me më së shumti shikues e më të flaktë, 99 për qind po shuhet, thonë edhe burimet brenda klubit.  

“Klubi nuk ka pare, nuk ka asgjë, po shkapërderdhet. Nuk ka pare as nga komuna e as nga askush”, tha një zyrtar brenda klubit1

Federata e Hendbollit e Kosovës, mund të shtyjë kampionatin një javë, dy javë, e deri në ditën e Shëngjergjit, por shuarjen e klubeve nuk mund të ndalojnë.

Sporti numër dy i kategorizuar nga MKRS, mund të del edhe përmbi numrin 1 në kategorizim, po përjeton ditët më të rënda në histori.

Nuk është  fajtore Federata por nëpër klube ka njerëz pa reputacion dhe që nuk kanë idenë e organizimit e nuk kanë as fuqinë e prurjes së sponsorëve.

Superliga po mbetet me 7 apo me 6 ekipe?

Pak ka rëndësi, por gjendje faktike e hendbollit në tërësi ka rëndësi, hendbolli është para kolapsit.

Nuk është dita e largët kur do të falimentojë edhe Superliga!

Gjysma e ekipeve ekzistojnë me shtylla në Superligë, po shuhen sot po shuhen nesër.

Gjendja është alarmante. Vushtrria po shuhet?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat