Bujar Istrefi: Askush nuk e ka largu Terziqin por po e bojkoton klubin 

Hendboll

Bujar Istrefi: Askush nuk e ka largu Terziqin por po e bojkoton klubin 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 shkurt 2024 Në ora: 13:20
Bujar Istrefi

Bujar Istrefi, president i klubit me renome të hendbollit Trepça nga Mitrovica, me sinqeritetin me të madh e ka pranuar se ka obligime të pashlyera ndaj hendbollistëve por sipas tij, janë rënë dakord që një pjesë e tyre të kryhen në muajin mars.

Portieri Behar Terziqi është larguar nga klubi duke thënë se ia kanë borxh disa rroga.

Istrefi thotë se askush nuk e ka larguar nga klubi.  

“Bashkërisht ramë dakord të gjithë, deri në mars mu krye obligimet, disa prej obligimeve.

Edhe jemi ra dakord të gjithë, njëri prej tyre edhe Behari, kurse të nesërmit Behari me ka thënë se nuk du me luajt deri në mars e kur vjen marsi mi jepni paratë dhe unë ja nisi luaj.

Ky është epilogu.

Edhe askush nuk e ka largu, vetëm është kah e bojkoton klubin. Kaq.

Unë kam mundur me larguar prej grupit të viberit, prej klubit nuk e largon askush. Tash kur t’i bëjmë ne paratë, e analizojmë situatën a kemi nevojë a nuk kem. Ja japim paratë e veta. Kaq”, thotë Istrefi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat