Trepça fiton dhe forcohet në pozitën e tretë

Hendboll

Trepça fiton dhe forcohet në pozitën e tretë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Trepça

Shpëtim Mehmeti ka shënuar 13 gola për ta udhëhequr Trepçën drejt fitores ndaj Deçanit.

Deçani e Trepça u përballën të premten mbrëma në ndeshjen e parë të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Mitrovicasit u shkëputën që në pjesën e parë, të cilën e fituar 22:10.

Në pjesën e dytë vetëm e konfirmuan fitoren e thellë.

Muhamet Dubovci i shënoi nëntë gola për Trepçën, ndërsa tetë i kishte Yassine Henahen. Me pesë gola kontribuoi Ermir Smaka.

Te vendasit, Ardrin Dobraj i shënoi nëntë gola. Pesë i kishte Albilon Loshaj, ndërsa katër i kishte Eminent Dobraj.
Me fitore Trepça është forcuar në pozitën e tretë. I ka 24 pikë nga 17 ndeshje.

Deçani është i gjashti me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat