Kriza financiare, KH Vëllaznimi zyrtarisht tërhiqet nga garat

Hendboll

Kriza financiare, KH Vëllaznimi zyrtarisht tërhiqet nga garat

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 22:03
KH Vëllaznimi

Lajm i keq për hendbollin dhe sportin e Kosovës.

Klubi me renome Vëllaznimi nga Gjakova për shkak të krizës financiare tërhiqet nga garat e Kosovës.

“Sonte mbas ndeshjes së KH Vëllaznimi ndaj KH Besa, dhe humbjes se thellë, lojtarët morën vendim, që mos të vazhdojnë garat.

Ky vendim është rrjedhojë e gjendjes shumë të keqe financiare të klubit që disa kohë, dhe pa asnjë shenjë pozitive për të ardhmen e klubit.

Lojtarët dhe trajnerët që shumë kohë zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet pa paga, dhe falë tyre, klubi vazhdon garat që dy stinorë.

Klubi falënderon të gjithë lojtarët, trajnerët, stafin teknik, dhe gjithë ata që japin sado pak për ketë klub.

Falënderim i posaçëm shkon po ashtu për Besmir Kusari, Arbër Neziri dhe Menot Pozhegu, të cilët i dolën krah klubit te tyre në një kohë të vështirë, duke shpresuar për një ardhme më të mirë”, njofton KH Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat