Nga poetja izraelite, ambasadore e paqës, Rashel Solomon

Kultura

Nga poetja izraelite, ambasadore e paqës, Rashel Solomon

Nga: Rashel Solomon Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:23
Rashel Solomon

Ne puthemi si dallgët bregun,
era është korrieri ynë përsëri,
qëndrojmë larg nga njëri-tjetri,
unë këtu dhe ti aty…
Por pandërprerë fillon stuhia,
zemrat tona trokasin, ndjekin një melodi,
si tufan në shkretëtirë ndihen që të dyja,
si akrepat e një ore që vazhdojnë në përjetësi.

Herë si zanë të afrohem,
herë si engjëll të përfytyrohem,
na lagen sytë shpesh, sa shpesh,
si shiu i vjeshtës me rrebesh.
Çdo mëngjes ndez një cigare për të dy
ashtu digjemi dhe ne, një vullkan i ri shpërthen
Vezuvi vetë këtë zjarr e ka zili,
si do ta quajmë ne këtë ndjenjë…
A thua vallë kjo quhet dashuri?!

Balanca nuk ekuilibrohet

Ti ishe dielli, që mëngjeseve më zgjonte,
unë isha hëna, që netëve të shoqëronte,
unë isha busulla, që rrugën të tregonte,
ti, kapiteni, që erërat i qetësonte.
Ti ishe ëndrra, që si re më qëndronte,
unë dallëndyshja, në qiellin tënd blu fluturonte,
unë isha fleta, që mbi të ti vizatoje,
ti, arkitekti i shkronjave të mia siç i doje.
Ti ylberi, që pas shiut shndrisje,
unë isha ylli, që ti mbrëmjeve sytë s’ia shqisje,
unë isha ishull mes deteve të egërsuar,
ti, anija në breg e ankoruar…
Ti ishe zogu i parë, që ditën më bekonte
e unë melodia e këngës që të shoqëronte,
unë e ti gotat, që mbi tryezë, heshtur qëndronim,
unë e ti vera, që shijen jetës ia shtonim.
Dy anët e një peshoreje ishim ne të dy,
shija e përkorë e jona baraspeshohej,
njëri të mos ishte me shpirt aty,
balanca e jetës nuk ekuilibrohej.

Per ku

Per ku vrapon ajo vajze me dashurine krejt te zhveshur

R E K L A M A

Shpirtin me cipe te holle, mjergulle ka veshur

Drejt deres se hapur, vrapon si e mare

Per te e mbyllur ,valle se ka pare?!

Hapin e nxiton ,as vet se di per ku

Nje ender mban ne duar, e me frike e vertit

Valle kush e pret me endren ne sy?!

Ender ndofta s’eshte ,ndofta ndonje yll

Fjalen qe dhuroj ,u tret si debora e pare

Kurkush s’e degjoi ,ndaj hapin aty ndal

Ne fusha u end e zhveshur,e zhveshur si gur sterall

Edhe ai qe prane qendronte , rruges vrapon pa fjale

Per ku vrapon ajo vajze,me zemren krejt te zhveshur

Shpirtin me cipe te holle,mjergulle ka veshur

Poezia # 4

Lulja e verdhe nuk beri krim

Per cdo mengjes kopeshtin pastron ,

lulet ujit ,i sistemon

Ti mos e shkul lulen e verdhe

lulen e verdhe me kembe mos shkek

Ne natyren e begatuar

ku bima ,bimen e ka pranuar

ajo ka vend e lulezon ,

kujdesu pra ,nese shpirtin ia kupton ,

nga kujdesi ajo mbahet,

ndaj mos e lere te thahet.

Ndofta do pak uje se ka etje,

ndofta do pak,shume pak perkedhelje.

Ndaj asaj mos i mbaj meri

pse me ty u dashurua o njeri,

nuk beri krim ,

nuk beri faj,

ndaj si denim

c’mund ti jepet asaj ?!

Poezia # 5

Pres …

Në këtë ditë kaq të ftohtë
në këtë ditë të lagur fort
në këtë ditë, ku dielli fshihet
ti hesht, dimër je kthyer.
Pres një fjalë
pres një shenjë
pres një rrëfenjë,
pres një këngë
më të bukurën këngë,
pres për shpirtin që më dhëmb.
Këngën që zogjtë s’e ndërpresin
atë që yjet mes flakësh ndezin
ëndrrat me të gurgullojnë si lumë
se pa të… gjithçka vdes e humb…
E pres, e pres,
derisa të vdes…

Pres …

Në këtë ditë kaq të ftohtë
në këtë ditë të lagur fort
në këtë ditë, ku dielli fshihet
ti hesht, dimër je kthyer.
Pres një fjalë
pres një shenjë
pres një rrëfenjë,
pres një këngë
më të bukurën këngë,
pres për shpirtin që më dhëmb.
Këngën që zogjtë s’e ndërpresin
atë që yjet mes flakësh ndezin
ëndrrat me të gurgullojnë si lumë
se pa të… gjithçka vdes e humb…
E pres, e pres,
derisa të vdes…

Rashel Solomo

Lulja e verdhe nuk beri krim

Per cdo mengjes kopeshtin pastron ,

lulet ujit ,i sistemon

Ti mos e shkul lulen e verdhe

lulen e verdhe me kembe mos shkek

Ne natyren e begatuar

ku bima ,bimen e ka pranuar

ajo ka vend e lulezon ,

kujdesu pra ,nese shpirtin ia kupton ,

nga kujdesi ajo mbahet,

ndaj mos e lere te thahet.

Ndofta do pak uje se ka etje,

ndofta do pak,shume pak perkedhelje.

Ndaj asaj mos i mbaj meri

pse me ty u dashurua o njeri,

nuk beri krim ,

nuk beri faj,

ndaj si denim

c’mund ti jepet asaj ?!

Poezia # 5

Shpirtin me cipe te holle, mjergulle ka veshur

Drejt deres se hapur, vrapon si e mare

Per te e mbyllur ,valle se ka pare?!

Hapin e nxiton ,as vet se di per ku

Nje ender mban ne duar, e me frike e vertit

Valle kush e pret me endren ne sy?!

Ender ndofta s’eshte ,ndofta ndonje yll

Fjalen qe dhuroj ,u tret si debora e pare

Kurkush s’e degjoi ,ndaj hapin aty ndal

Ne fusha u end e zhveshur,e zhveshur si gur sterall

Edhe ai qe prane qendronte , rruges vrapon pa fjale

Per ku vrapon ajo vajze,me zemren krejt te zhveshur

Shpirtin me cipe te holle,mjergulle ka veshur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat