Mjekra

Kultura

Mjekra

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:21
Adem Bytyçi

Dy figura me një mjekër

Bëjnë kuvend n'Kështjellë t'Kretës.

Luajnë vallen bashkë me diallin

Kasaphanën e Ballkanit.

 

Mjekrat thinjur lanë Kuvendin

Nga figurat u pikonë tmerri

I shqetëson Engjujtë e qiellit.

 

Mjekra bije koha tretet

Jeta shuhet

Turpi mbetet

Epitafi i varrit t'Kretës

Shkruan mëkatët  t'gjorës mjekër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat