Pa titull

Kultura

Pa titull

Nga: Xhevrije Kurteshi Nimani Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:40
Xhevrije Kurteshi Nimani

Rrugëve të qytetit mungon hija ime

E as hapat e shpejtuar nga nxitimi

Nuk dëgjohen më.

 

As zëri përshëndes i ndonjë kalimtari rasti

Apo edhe përshëndetja e takimet e qastit

Më ndonjë të njohur.

 

Do të kaloj vetëm një apo dy ditë nga lajmet e ditës

Dëgjuar apo lexuar diku se kaloi në amshim edhe një njeri

Pastaj do të mbyllet si kapitulli i fundit kur perdja bie.

 

Kjo sigurisht se është trishtuese

Kur e mendon se deri dje ti ishte vet mrekullia,

Që i the gjallëri çdo gjëje

Prandaj, gëzoju e lumturoju secilit moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat