Ata....

Kultura

Ata....

Nga: Valbona R.Hadri Më: 26 qershor 2021 Në ora: 07:44
Valbona R.Hadri

Që ende  mbajnë  inat

dhe përbrenda helmojnë shpirtin e tyre

asnjëherë nuk u pajtuan me humbjen

 

Ata

Që me shekuj bën ç'mos

t'a përmbysin  historinë

duke fshehur autoktoninë

ende zvarriten si gjarpër i zi

 

Ata

Që me të bēmat e tyre

në përvetësimin e tokës së huaj

thurin lavd dhe histori

ende ëndërrojnê rikthimin

 

Ata

Që me të parë

dhe të shkruar

Pranuan  se iku nga dorë e tyre

bukë e huaj

 

Rrefehen para masës

me dinakëri dhe gjuhë dhelpërake

 

Pra ajo që  u shkëput nga dorë e juaj

pas sundimit me shekuj

e pastë bekimin e Perëndisë pa juve....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat