Xhevahir në zemër

Kultura

Xhevahir në zemër

Nga: Mimoza Zejnullahu Më: 26 qershor 2021 Në ora: 07:46
Mimoza Zejnullahu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Si dy xhevahir të çmuar

Në kujtesën time shkëlqejnë

 

Ata dy lotë prej kristali

Që rrodhen nga sytë e tu

Të zi shkrumb

 

Ty t’i përshkuan faqet

Dhe buzët e bukura

 

Mua ma përshkuan zemrën

Duke me shkaktuar dhimbje

Të përherëshme.

 

 

Peng i përjetësisë

 

Ata dy sytë e saj

Të mëdhënjë e të gjelbër

Si ulliri

Që shndërrisnin si neon

E që ti i deshe kaq shumë

Që të tejshkonin me shikimin e thellë

E të mprehtë

Gjer në palcë

Gjer në zemër

Që ta ndiznin gjakun e

E shpirtin ta çonin peshë

 

Nuk janë më...

I ke humbur përgjithmonë...

U vërberuan.

 

Atëherë

 

Në kohërat e mia të vështira

Kur jeta me shëmbi për dhe

Ëndrrat m’u thyen copash

Kur s’më flitej me askë

Ishe Ti aty Maestro

Qeë dite të kompozosh

Buzëqeshjen me të bukur

Në organon e buzëve të mia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat