Kolonja ime, krenaria

Kultura

Kolonja ime, krenaria

Nga: Engjëllushe Sheme Koltraka Më: 17 korrik 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Kolonja ime, krenaria

Kolonja ime, krenaria,

Më rrënjë nga lashtësia,

Tek ti buron mrekullia,

Se të ndriçon yjësia.

O truall i bekuar arbëror,

Në çdo një mijë kilometra katror,

Një kolonjar gjen burrëror,

Patriot që ndriçon si meteor.

O popull vital kolonjar,

Historia ruhen në tuma, në varr...

Varroseshin kolonjarët pranë e pranë,

Me burra e gra, me babë e nanë...

O Kolonjë që ndrin nga mençuria,

O Kolonjë që ndrin nga bujaria,

Në shekuj nuk të shuhet krenaria,

Me shpirt t’i kushtoj vargjet e mia...

Për Ty them të bardhat fjalë,

Sycelë ke çupë e djalë...

Sido të sillet historia,

Je Kolonja ime, krenaria...
 

Kush ka zemër me gjak shqiptari
 

Në Kosovë po dridhet Toka,

Është turrë serbi me tanke e topa,

Vret e pret shqiptarë pa faj,

Ka hap varre në çdo skaj.

Fort thërret Adem Jashari...

Kush ka zemër me gjak shqiptari

T’i dalë në ballë atij barbari

Sepse mua nuk më tret varri...

Flaka vellon e nusërisë,

Sot jam nusja e lirisë...

Do shkul zemrën prej krahërori

T’ia hedh bombë atij mizori!

Kaloj shkallët e Drinit të Zi

Unë e bija e kolonjarit...

Unë Kosovë jam aty,

Se jam motra e Adem Jasharit.

Sot jam motra e Azem Galicës,

Ndaj po vij drejt Drenicës...

Me i çue fjalë Shaban Polluzhës,

Gjer në qiell të shkojë tymi i llullës.

Sot jam motra e Isë Boletinit

E kam vrullin si vala e Drinit...

Sot jam motra e Hasan Prishtinës

Flakë i nxjerr gryka e martinës.

Sot jam motra e Ibrahim Rugovës

Se është Gandi i Kosovës...

Jam e bija e Anton Çetës

Më shumë vlera i dha jetës.

O Adem, o miri vëlla!

S’më len gjaku plagët me t’i pa!

Mos ki dert, motër për mue,

Me fëmijë e gra sot jam flijue...

Jam flijue sot për Kosovën

Të mos shkel hasmi në votër...

Se liria nuk vjen pa gjak

Mbani lart flamurin bajrak!

Ndaj brohorasim: “Bacë u kry”!

Nuk do të ketë më lot në sy...

Në krah të Ademit qëndron Hamza

Fort po i ndrit dielli e hanza...

Sa e rëndë qe masakra!

Vrasje, përdhunime pa vatra!

Ti serbli, katil i zi,

Kur do të japësh llogari?!

Në kupë të qiellit e ngrejë zanin:

Mos me e qorrue sot shqiptarin!

Mos me shurdhue sot shqiptarin!

Mos e lini pa gojë sot shqiptarin!

Sa të kemi jetë me jetue

Asnjëherë s’kemi me u nënshtrue...

Na bekon Skënderbeu e Nënë Tereza,

Shqipëri, nga Molla e Kuqe gjer në Gji-Perveza...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat