Emri misterioz që Edgar Allan Poe përsëriste para se të vdiste

Kultura

Emri misterioz që Edgar Allan Poe përsëriste para se të vdiste

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:01
Edgar Allan Poe

Më 3 tetor të vitit 1849, qyteti i Baltimores u zgjua i rrethuar nga një shi i bezdisshëm vjeshte. Si ky i sotmi. Joseph W. Walker, një punonjës i gazetës Baltimore Sun, vendosi të dilte nga shtëpia dhe rrugës ndeshi një njeri delirant dhe dukshëm të sëmurë. Ishte Edgar Allan Poe. Nuk njihej dhe vetëm dridhej duke përsëritur të njëjtin emër “Reynolds” në mënyrë obsesive. Walker e pyeti nëse kishte dikë që mund ta ndihmonte dhe shkrimtari përmendi një mjek që e njihte, Joseph E. Snodgrass. Edgar Allan Poe u shtrua në spital pas këtij momenti dhe vdiq më 7 tetor 1849-ën, duke u sqaruar kurrë pse ishte larg shtëpisë dhe me rroba që nuk i përkisnin atij.

Si arriti atje?

Një javë para se të mbyllte sytë përgjithmonë, Edgar Allan Poe ishte larguar nga Richmond, Virginia, me trenin për në Filadelfia, ku duhej të editonte dhe kuronte përmbledhjen me poezi të një autori tjetër. Në ato ditë askush nuk e kishte parë apo nuk ishte takuar me të. Ai nuk kishte mbërritur kurrë në destinacionin e tij dhe as nuk ishte kthyer në Nju Jork, qytetin ku jetonte. Teksa ndodhej në Richmond madje i kishte kërkuar një gruaje për t'u martuar, por kjo është një çështje tjetër. Po cili ishte Reynolds, emri që ai thirri në orët e fundit të jetës së tij?

Edhe pse emri ende mbetet i mbuluar me mister edhe sot e kësaj dite, disa hipoteza kanë avancuar ndër vite. Dikush foli për iluzione dhe halucinacione të shkaktuara nga alkooli ose opiumi ose nga një pasojë e sëmundjeve, të tilla si meningjiti, sifilizi apo edhe tërbimi. Të tjerët spekuluan se ai mund të ishte bërë viktimë e një praktike të paligjshme të kohës gjatë zgjedhjeve, ku disa njerëz u rrëmbyen, u droguan dhe u detyruan të votojnë për një kandidat specifik. Sipas një hipoteze tjetër, e studiuar nga biografi amerikan Mattheë Pearl, fajin e kishte një tumor i trurit.

Duke kërkuar për lajmet e Edgar Allan Poe në arkivat e gazetave të ndryshme, Pearl ka zbuluar diçka të rëndësishme. Trupi i shkrimtarit amerikan ishte zhvarrosur njëzet e gjashtë vjet pas vdekjes së tij dhe, gjatë lëvizjes, disa dëshmitarë kishin pohuar se kishin vënë re trurin ende të paprekur, të kalcifikuar, ashtu siç ndodh në rastet e tumorit.

I lindur më 19 janar 1908 në Boston, Edgar Allan Poe ishte biri i dy aktorëve. Jetim në një moshë të re, ai u vu nën kujdesin e John Allan, dajes së tij të pasur që jetonte në Richmond. Pas një periudhe studimi në Angli, ai u kthye në Shtetet e Bashkuara, por filloi të shpërdoronte paratë për lojërat e fatit. Daja ndaloi fondet që i jepte dhe ai u detyrua të bashkohej me ushtrinë për të fituar diçka. Ai vendosi të braktisë jetën ushtarake dhe krijojë tregime të shkurtra në Nju Jork. Poe luftoi shumë, pasi nuk kishte ligj për të drejtën e autorit në atë kohë.

Në 1835, ndërsa ishte në Baltimore për të vizituar një teze, ai ra në dashuri me kushërirën e tij Virginia Clemm, e cila ishte vetëm trembëdhjetë vjeç, saktësisht sa gjysma e moshës së tij. Të dy u martuan në fshehtësi dhe shkuan të jetojnë në Richmond. Në ato vite Edgar Alla Poe shkroi disa nga tregimet e tij më të mira, të shkurtra, ndërsa luftonte për të mbijetuar për shkak të fitimeve të dobëta. Ndërsa historitë e tij u bënë më të zeza dhe pesimiste, jeta e tij gjithashtu u fundos. Vdekja e gruas së tij në 1847 e bëri atë të binte në një vorbull pa kthim. Ai jetoi dy vitet e tij të fundit me dhimbje, duke abuzuar me drogën dhe alkoolin për të shuar vuajtjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat