Pjesë e manifestimit për 28 nëntorin ishte edhe diplomatja e Kosovës, Arjola Caka

Kultura

Pjesë e manifestimit për 28 nëntorin ishte edhe diplomatja e Kosovës, Arjola Caka

Nga: Dibran Demaku Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:28
Arjola Caka

Gabimet janë njerëzore dhe ato ndodhin.Ndodhin në dy forma të ndryshme:në gabime me dashje dhe gabime pa dashje.Gabimet me dashje edhe kur tentohet të përmirësohen nuk përmirësohen dot,ndërkaq gabimet pa dashje edhe përmirësohen.
Ditë më parë,dhe pikërisht në ambientet e restorantit të mrekullueshëm”Rozafa” të qytetit të Elmshornit të Schlesswig-Holsteinit, shqiptarët e viseve të trojeve etnike shqiptare,me banim të përkohëshëm e të përhershëm festuan Festën më të madhe dhe më të rëndësishme të kombit shqiptar,28 Nëntorin-Ditën e flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

(Për atë manifestim kemi shkruar në një shkrim të publikuar ditë më parë dhe nuk do të përserisim,për duam që ta bëjml një përmirësim gabimi).

Në atë manifestim mori pjesë(dhe dha kontribut)edhe Diplomatja e Kosovës Arjola Caka,e cila nuk u përmend në shkrimin e publikuar.
Andaj,deshëm që me këta pak rreshta t’i kërkojmë falje Diplomates si dhe të përmirësojmë gabimin e ndodhur pa dashje!

Dhe krejt në fund:kohë më parë kisha publikuar një shkrim,të cilin e kishte lexuar edhe një i afërm i imi(përndryshe emër i njohur në letrat shqipe) dhe në një bisedë telefonike do të më përgëzonte për shkrimin.

Kur unë do ta falenderoja për atë përgëzim,duke i thënë se shkrimi në fjalë më kishte ikur me shumë gabime ortografike ai do të ma kthente:-Po ti ende nuk e ke kuptuar se janë gabimet ato që shkrimin e bëjnë atraktiv duke nxitur kërshërinë e lexuesve që ta lexojnë e rilexojnë dhe ta mbajnë në mend,ndërkaq shkrimet pa gabime harrohen shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat