Të vajtosh me ulërimë një festival... ose panairin e këngëve të kota!

Kultura

Të vajtosh me ulërimë një festival... ose panairin e këngëve të kota!

Nga: Ylli Mece Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:40
Ylli Mece

Arti nuk është vetëm shprehije, por dhe një nga format e pasqyrimit artistik dhe estetik të një realiteti të caktuar nga ana e njerëzimit, i cili ka lindur për të plotësuar disa nevoja shpirtërore të shoqërisë në çdo etapë të zhvillimit të saj. Pra sikurse vërehet arti dhe të gjitha gjinitë e tij kanë karakter historik që do të thotë se ai zhvillohet paralelisht me zhvillimin e shoqërisë dhe është një nga format e ndërgjegjies që shpreh në mënyrë estetike dhe artistike emocionalisht, të bukurën apo të shëmtuarën, të madhërishmen apo të poshtrën, komiken dhe tragjiken, tingujt e ëmbël nga zhurmimet e padurueshme etj etj. Duke e lidhur artin me periudhat historike do vërenim se klasicizmi ndryshon shumë nga romantizmi, sikurse dhe romantizmi nga iluminizmi, por dhe vet iluminizmi ndryshon nga realizmi. Këto stade të zhvillimit të artit pavarësisht periudhave historike, kanë patur dhe kanë si qëllim kryesor, plotësimin e nevojave shpirtërore të shoqërisë. Veçse duhet theksuar se arti nuk ka vetëm qëllim dëfrimi dhe argëtimi, por ai në vetvete përveç anës artistike të të shprehurit psh në muzike, pikturë, skulpturë , këngë, vargje poetike,teatër, kinematografi etj etj, ai mbi të gjitha ka dhe një karakter të theksuar edukues.

Në mënyrë të padiskutueshme, një vepër arti me vlera të mëdha e pasuron njëkohësisht dhe botën shpirtërore të njeriut dhe nisur nga ky kënd vështrim duhen hedhur poshtë pikëpamjet e sotme ,se gjoja arti shërben vetëm për tu dëfryer e argëtuar, duke lenë qëllimisht mënjanë karakterin edukativ dhe klasor të artit. Jetojmë në botën e egër të kapitalizmit dhe të moralit të tij sundues , por edhe pse sundues, ky moral është në luftë dhe në antitezë me moralin e pjesës më të madhe të etjes dhe shijes artistike të shtresave të popullsisë., pra në luftë arti përparimtar me atë reaksionar i cili luan rol negativ në jetën shpirtërore të shoqërisë . Duke qenë i tillë edhe arti ka karakter të theksuar klasor. Vini re sa poshtë kanë rënë vlerat e veprave të sotme në art e në letërsi, në pikturë e skulpturë në këngë festivalesh, kinematografi, dramaturgji. Kanë rënë aq poshtë, sa që nëse ne do t’i krahasonim ato me veprat e realizmit socialist në çdo fushë të artit do të vrenim se i gjithë arti i realizmit socialist në mënyrë të pakundërshtueshme arriti në maja të tilla që imagjinata e pseudo- artistëve të sotëm kurrën e kurrës nuk mundet dot ti realizojnë. Nuk mundet dot ti realizojnë sepse i janë përshtatur shoqërisë së sotme e cila ndodhet në stadin e degjenerimit total. Veprimtaria e sotme e shoqërisë tonë karakterizohet nga një vakum apo më saktë nga një zbrazëtirë e madhe shpirtërore, teksa shikon vrasjet ordinere në mes të qyteteve, nuk mund te rrish pa parë dhe vrasjet e makinës shtetërore për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.

Teksa shikonim dikur filmin “ I teti në bronx” duke i ngritur përmendore “ Ibrahim Kovaçit” sot vrejmë “të nëntin në bronx” Ahmet Zogun i ndjekur nga i dhjemi ( dua te them i dhjeti i baltosur) Mithat Frashëri, dhe për ta ngritur atë në piedestalin artistik Rama krijoi të ashtuquajturin çmim i “Lumo Skendo” i cili ishte e ngelet thjeshtë “një vrime në ujë”, ndaj për të nderuar Rita Petron i dhanë asaj çmimin e parë për seks-poemën “Vrima”, poemë kjo nga më të degjeneruarat në shekuj, në të gjithë historinë e letërsisë shqiptare .Po ku mund të krahasohen këto ndyrësira artistike nëse do të përmendnim Shevqet Peçin në barelë teksa e çonin atë drejt burgut, tre herë i dënuar me vdekje. Dhe ja se çka shkruar Dritëroi për këtë hero ....Dhe naganti nuk na ngeci / prej Kuçi në Vishegrad...” komandanti / komandanti ynë lab ! Pra teksa ne dikur shikonim vepra madhështore në artin e pikturës te skulpturës te artit dramaturgjik radio televizion etj, sot shohim surrate bastardësh gjysmë të droguar me emisionet neveritëse ”big brother” që bëjnë biseda të kota te pakuptimta që për gushen përputhen dhe shkërbythen para ekraneve për tu treguar “modernë” dhe sa gjasme ecin me hapin e kohës.

Veprat madhështore në letërsi për të cilat Kadareja pretendon “nobelin”, janë pikërisht veprat e tij të kohës së realizmit socialist, sepse që mbas asaj periudhe e deri më sot, kurba artistike e Kadaresë ka një rënie të theksuar, madje pa frikë mund ta them, se dher vet Kadaresë nëse do t’i hiqnim pikërisht atë periudhë të krijimtarisë së tij, të realizmit socialist, do të ishte një shkrimtar tejet i rëndomtëdhe se librat e tij dhe sot e kësaj dite do të ngeleshin të pashitura. Le të marrim psh Vallen e shqipeve” kërcyer në Dizhon të Francës nga ku morëm gjerdanin e artë. Ajo është e ngelet madhështore për nga kuptimi dhe përmbajtja e saj artistike, pa folur këtu për filmat tanë të një mrekullie të veçantë nga ku dhe disa artistë kinematografie, të cilët kanë vetitë e lëngjeve ( që marrin formë dhe i përshtaten çdo ene ku i derdh) me gjysmë zëri, ( sepse flet e vërteta) janë të detyruar të pranojnë madhështinë artistike në të gjitha llojet e tyre. Shtrohet pyetja se përse ka ndodhur ky fenomen që arti i sotëm ka degjeneruar dhe është bërë jo vetëm sundues në jetën shpirtërore të shoqërisë por çdo ditë e më tepër lufton dhe kundër artit të realizmit socialist? Sepse arti ka karakter klasor dhe ai i ka shërbyer e do ti shërbejë asaj klase e cila dikton marr dhëniet ekonomiko – shoqërore. Arti paraqet botën shpirtërore. pikërisht të klasës sunduese të shoqërisë.

Dhe nuk ka shqiptar sot brenda dhe jashtë trojeve tona që s’mund ta kuptojë këtë, se te ne, për tre dekada kemi patur dhe ende kemi, një klasë sunduese tërësisht te degjeneruar, të korruptuar te pa mëshirshme bastardë deri në krime monstruoze, një klasë me moral të kalbur që brehet nga plagët e shëmtuara, që kudo e kurdoherë ve interesat e saj mbi ato të popullit, klasë kjo, e cila shet dhe blen nderin dhe dinjitetin duke qenë e gatshme të shes dhe interesat kombëtare sikurse kanë bërë deri tani. Pra, a mund të pritet prej kësaj klase, një art realist kur këta janë të parët ata të cilët na e kanë pushkatuar gjuhën shqipe? Po pse kjo klasë sunduese te ne në veçanti, por dhe në gjithë botën kapitaliste në përgjithësi, vepron kështu ku është qëllimi ? Kuptohet, kjo nuk është e rastësishme sepse arti përherë u ka shërbyer dhe u shërben klasave dhe duke qenë pjesë e ndërgjegjes kombëtare shfrytëzohet prej sundimtarëve për të nanurisur, atrofizuar, helmuar shtresa të caktuara të shoqërisë e veçanërisht rininë tonë, për t’ia hequr asaj mendimin racional e të shëndoshë e për të mos e patur kurrë mundësinë që të gjykojë drejt mbi shkaqet e padrejtësive dhe plagët që mbart ky sistem.Kështu e për rrjedhojë dhimbjen nuk e ndiejnë sundimtarët... por në mëndjet e çoroditura ndodh që si rezultat i hemit të sheqerosur që hedh në treg borgjezia nuk e ndiejne as të sunduarit.

Është e kuptueshme dhe pikërisht duke qenë se rinia është pjesa më e shëndoshë dhe aktive e shoqërisë, ajo goditet më shumë, duke e hedhur në rrugën e një jete të shfrenuar, në disko gjysmë ilegale të përdorimit të drogës, në kabaretë e alkolikëve , në lojëra fati, në një jetë pa qëllim të caktua,r ose jetë qejfi pa punuar apo duke u marrë me punë të pista etj...etj. Ashtu sikurse ka ndodhur çdo vit dhe këtë herë rolin butaforik e qesharak deri në kufijtë e krimit artistike mori RTVSH-ja së bashku me suitën e organizatorëve të saj, me drejtuesit, jurinë dhe dhjetëra e qindra të tjerë të cilët ndodhen në “mizan skenën” tragji-komedisë të festivalit të 60-të të këngës së muzikës së lehtë. Është për të ardhur keq nga ku rolin e vet ky televizion e ka nëpërkëmbur dhe misionin kryesor të vetin për të qenë si një përçues dhe trasmentues në edukimin dhe argëtimin e publikut për të gjithë grup moshat duke i shërbyer me devotshmëri kombit, tashmë është kthyer në të kundërtën e vet, që propogandon antivlerat. Është për të vajtuar me ligje labërie të vesh kujën, sepse kemi kohë që festivalet tona janë kthyer në panair kotësish të veshjeve, shalëve, ngërdheshjeve, fjalëve pa kuptim, humor qesharak që të bën të shqyesh sytë nga habia, këngë pa asnjë lloj emocioni madje neveritëse, shkurt dhe vet gjuha shqipe është bërë krejtësisht e bastarduar.

Dhe ku? Në qendrën e valë përhapjes së kulturës tonë. Të vjen të vendosësh kokën mes duarve dhe të marrësh arratinë për të gjetur sadopak qetësi sepse çdo gjë mund ti thuash por festival ..jo e jo ! Natyrisht aty ka komisione të përzgjedhjeve të hartimit dhe cilësisë së teksteve, të kompozimit artistik të muzikës, të kostumografisë dhe deri në paraqitjen e jashtëme te këngëtarve. Teksti, kënga, paraqitja thelbi dhe gjithë mesazhet artistike që përcillen nuk i takojnë vetëm botës së artit por gjithë publikut shqiptar. Kishte të drejtë shumë të drejtë i ndjeri poet Petrit Ruka kur shprehej për një këngë te festivalit të 58-të nga ku shkruante se...“këtë këngë festivali, në kohën tonë nuk do e lejonin të këndohej as në hale “ . Dhe me të vërtetë tragji - komedia e një festivali të ngjashëm si ai do të përsëritej dy vite më vonë. Po mirë, po ata anëtarë jurie që ishin poetë të mirëfilltë, nëse nuk e ndaluan dot vargun e këngës fituese pse nuk u larguan nga juria në shenjë proteste? Po ata kompozitorë anëtarë të jurisë si mund të lejonin muzikë të tillë?! Po ata skenaristë festivalesh apo dhe prezantues me A. Gjebrenë në krye, si i lejuan këto gjëra?! Natyrisht kishte dhe këngë të bukura dhe me kuptim sikurse dhe të tjera të cilat dhe pse të bukura...”nuk plotësonin kriteret”, që do të thotë shumë.... dhe se ku i dihet se çfarë fshihet mbas ”plotësimit të kritereve” ?!

Si duket, jo vetëm paratë tona u kanë zënë sytë botës pa sy e të verbuar të artit, por nuk është çudi, që korrupsioni të ketë mbërritur deri në podiumet e Pallatit të Kongreseve madje deri në mikrofonat e festivalit, teksa unë i pezmatuar keq, u ula këmbëkryq dhe nga i nati i mbyllur hermetik në vetminë time për të mos më dëgjuar njeri ja mora këngës labçe: “Ti moj qëne që më le / më mbylle brenda hajatit / Vajzë e ardhë nga Kurveleshi... / kurvë dreqi... kurvë e leshit 
leshit ..leshit..leshit..leshit / ..plasi kurvëria sheshit /
sheshit sheshit sheshit sheshit/ kush duron dhimbjen e preshit/!

Këndoj vet me bythë përjashta. Jam sigurt se kam për të zenë vendin e parë ! Dhe kini për të parë po nuk më çuan në Evropë në “eurovizionin” e saj. Ky është arti ! U ftofshi në “tajare” u ftofshi!

Ore po që doli tekst i bukur shumë?! Plaça në vend e u bëfsha 100 copa po nuk e çova vitin që vjen në festivalin e 61 të këngës dhe ju betohem do e kTË VAJTOSH ME ULËRIMË NJË FESTIVAL... OSE PANAIRIN E KËNGËVE TË KOTA ! Arti nuk është vetëm shprehije, por dhe një nga format e pasqyrimit artistik dhe estetik të një realiteti të caktuar nga ana e njerëzimit, i cili ka lindur për të plotësuar disa nevoja shpirtërore të shoqërisë në çdo etapë të zhvillimit të saj. Pra sikurse vërehet arti dhe të gjitha gjinitë e tij kanë karakter historik që do të thotë se ai zhvillohet paralelisht me zhvillimin e shoqërisë dhe është një nga format e ndërgjegjies që shpreh në mënyrë estetike dhe artistike emocionalisht, të bukurën apo të shëmtuarën, të madhërishmen apo të poshtrën, komiken dhe tragjiken, tingujt e ëmbël nga zhurmimet e padurueshme etj etj. Duke e lidhur artin me periudhat historike do vërenim se klasicizmi ndryshon shumë nga romantizmi, sikurse dhe romantizmi nga iluminizmi, por dhe vet iluminizmi ndryshon nga realizmi. Këto stade të zhvillimit të artit pavarësisht periudhave historike, kanë patur dhe kanë si qëllim kryesor, plotësimin e nevojave shpirtërore të shoqërisë. Veçse duhet theksuar se arti nuk ka vetëm qëllim dëfrimi dhe argëtimi, por ai në vetvete përveç anës artistike të të shprehurit psh në muzike, pikturë, skulpturë, këngë, vargje poetike,teatër, kinematografi etj etj, ai mbi të gjitha ka dhe një karakter të theksuar edukues. Në mënyrë të padiskutueshme, një vepër arti me vlera të mëdha e pasuron njëkohësisht dhe botën shpirtërore të njeriut dhe nisur nga ky kënd vështrim duhen hedhur poshtë pikëpamjet e sotme ,se gjoja arti shërben vetëm për tu dëfryer e argëtuar, duke lenë qëllimisht mënjanë karakterin edukativ dhe klasor të artit. Jetojmë në botën e egër të kapitalizmit dhe të moralit të tij sundues , por edhe pse sundues, ky moral është në luftë dhe në antitezë me moralin e pjesës më të madhe të etjes dhe shijes artistike të shtresave të popullsisë., pra në luftë arti përparimtar me atë reaksionar i cili luan rol negativ në jetën shpirtërore të shoqërisë.

Duke qenë i tillë edhe arti ka karakter të theksuar klasor. Vini re sa poshtë kanë rënë vlerat e veprave të sotme në art e në letërsi, në pikturë e skulpturë në këngë festivalesh, kinematografi, dramaturgji. Kanë rënë aq poshtë, sa që nëse ne do t’i krahasonim ato me veprat e realizmit socialist në çdo fushë të artit do të vrenim se i gjithë arti i realizmit socialist në mënyrë të pakundërshtueshme arriti në maja të tilla që imagjinata e pseudo- artistëve të sotëm kurrën e kurrës nuk mundet dot ti realizojnë. Nuk mundet dot ti realizojnë sepse i janë përshtatur shoqërisë së sotme e cila ndodhet në stadin e degjenerimit total. Veprimtaria e sotme e shoqërisë tonë karakterizohet nga një vakum apo më saktë nga një zbrazëtirë e madhe shpirtërore, teksa shikon vrasjet ordinere në mes të qyteteve, nuk mund te rrish pa parë dhe vrasjet e makinës shtetërore për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Teksa shikonim dikur filmin “ I teti në bronx” duke i ngritur përmendore “ Ibrahim Kovaçit” sot vrejmë “të nëntin në bronx” Ahmet Zogun i ndjekur nga i dhjemi ( dua te them i dhjeti i baltosur) Mithat Frashëri, dhe për ta ngritur atë në piedestalin artistik Rama krijoi të ashtuquajturin çmim i “Lumo Skendo” i cili ishte e ngelet thjeshtë “një vrime në ujë”, ndaj për të nderuar Rita Petron i dhanë asaj çmimin e parë për seks-poemën “Vrima”, poemë kjo nga më të degjeneruarat në shekuj, në të gjithë historinë e letërsisë shqiptare .Po ku mund të krahasohen këto ndyrësira artistike nëse do të përmendnim Shevqet Peçin në barelë teksa e çonin atë drejt burgut, tre herë i dënuar me vdekje.

Dhe ja se çka shkruar Dritëroi për këtë hero ....Dhe naganti nuk na ngeci / prej Kuçi në Vishegrad...” komandanti / komandanti ynë lab ! Pra teksa ne dikur shikonim vepra madhështore në artin e pikturës te skulpturës te artit dramaturgjik radio televizion etj, sot shohim surrate bastardësh gjysmë të droguar me emisionet neveritëse ”big brother” që bëjnë biseda të kota te pakuptimta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat