Dardani

Kultura

Dardani

Nga: Atdhe Geci Më: 5 mars 2022 Në ora: 07:27
Kanuni poetik- Atdhe Geci

Na ishte njëherë një zog

me qiell shumë  të gjerë

Shqiponjë  e kish emrin,       

Flamur e kish mbiemrin.

 

Në  mbretërinë  e  tokës          

ajo ponjë e majamaleve,

e ngjashme me qiellorët

u rritë gjeografisë Ipeve

 

Shqipja poetike e qiejve

e motshme 15  mijë vjet,

rron fushës së Dardanisë

po s´i një lirike e madhe.

 

E  ngjizur nga perënditë

e ajrit dhe të gjelbërimit

një  udhë  dielli e dijesh

e quaj alfabetin  pellazg.

 

Adhani, një  trim dardan

nga shkëmbinjtë e  Trojës,

Trojën e pa si e varrosën

kufijtë Ilirisë t ́ia rrudhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat