Ne të familjes ose farefisit të Shabanajve ose Shaban Hasanëve të Dobrigjëve të Dukagjinit

Kultura

Ne të familjes ose farefisit të Shabanajve ose Shaban Hasanëve të Dobrigjëve të Dukagjinit

Nga: Agron Shabani Më: 15 mars 2022 Në ora: 13:46
Agron Shabani

Familja është shtet i vogël në miniaturë, ndërsa shteti është familje e madhe në magjistraturë. Pa familje të fuqishme dhe të shëndetshme, nuk ka as popull (komb) dhe shtet të fuqishëm dhe të shëndetshem.

Një digresion...

Sparta në Antikë ishte rivali, por edhe aleati kryesor i Athinës e cila ishte shumëherë me e madhe se Sparta për nga numri i banorëve dhe kilometrave katrore etj.

Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë e njohur për të nxjerrur ose ngritur e promovuar luftëtarë, komandant dhe strateg të mëdhënjë ushtarak dhe politik, për dallim të Athinë e cila atëbotë (lëxo: 24OO vjet para Krishtit) i kishte me tepër se 25O. OOO banor, kishte tempuj dhe pallate të shkëlqyera, banjo dhe pishina të përkryera, vepra të shumëta të artit, shkencës dhe filozofisë etj...Por, nuk e kishte fuiqinë ushtarake dhe politike të Spartës. Sepse,  çdo gjë që bënin spartanët, si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si kryenin marrëdhënie orale ose seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata, si ushtrohëshin ose kalitëshin për luftë dhe kështu me radhë, ia përshtasnin dhe kushtonin një ideali dhe qëllimi të vetëm...Forcimit ushtarak dhe politik të Spartës. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake, politike, sociale, ekonomike etj.. E tërë kjo falë respektit dhe përkushtimit maksimal ose optimal të spartanëne ndaj gjakut, gjenëve, gjenealogjisë ose origjinës së përbashkët familjare, gjenealogjike, strukturalgjenetike ose biogjenetike. Gjaku nuk bëhet ujë.

Ndërkaq, Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë, të cilët e çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj. Nejse!

Në vazhdim të këtij shkrimi, lëxuesit, auditoriumit (publikut) ose opinionit të gjërë shqiptar në Kosovë dhe gjithandej, unë dhe Shkëlzeni, si pjesëtar (anëtar) i  familjës së madhe shqiptare të Shabanajve ose Shaban Hasanëve të Dobrigjëve të Dukagjinit, dua t'ua sjelli një histori të njohur dhe dëgjuar shpesh nga të parët ose gjyshërit tanë në odën ose logun e burrave. Respektivisht nga gjyshërit dhe axhallarët (mixhallarët) tanë të dashur dhe aq të çmuar si Shaban Ymeri, Zenel Miftari, Ali Meta, Zenun Miftari dhe Elez Miftari të Shabanajve ose Shaban Hasanëve të Dobrigjëve të Dukagjinit, të cilët i nderonin dhe çmonin rrethi ose popullata e atjeshme shqiptare si burra të fjalës, besës dhe të qarkut. E qebesa, edhe si burra mikëpritës dhe tepër fisnik e bujar. 

"Biro, nipo, evlado, miko, shoqo...Ata që i shesin, prejnë në besë ose tradhëtojnë gjakun, familjen ose farefisin e vet së bashku me shokët ose miqtë e fjalës, besës dhe idealit, sipas Kanunit të Lek Dukagjinit, vritën si qen dhe iu humbët gjaku!", thonin asokohe gjyshërit ose të parët tanë: Zenel Miftar Shabanaj, Shaban Ymer Shabanaj, Ali Met Shabanaj, Sylë Ymeri, Zenun Miftar Shabanaj dhe Elez Miftar Shabanaj në Logun ose Odën e Burrave.

Na kujtohet se të parët ose gjyshërit tanë, e sidomos Baca Shaban, Mixha Ali (Ali Meta) dhe Baba i Madh (gjyshi im)-kishin pamje ose figura epike dhe kalorsiake të trimave ose heronjve të njohur shqiptar, për të cilët, dikur kisha lëxuar dhe mësuar nepër libra, mite, epose të ndryshme ose legjenda.

Kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare, ishin dhe janë elementët ose instrumentët me të rëndësishme dhe kryesore të historisë sonë kombtare, familjare ose farefisnore.

Ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha etapat ose periudhat e ndryshme të historisë së kombit, familjes dhe farefisit tonë, pavarësisht kurthave, intrigave, dredhive, komplotëve, shantazhë, insinuatave ose tendencave të vazhdueshme ose sistematike të armiqve të ndryshèm shekullor ose gjakatar, për t´i kapur ose zëne në "kurthë" shpirtin, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin, integritetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, i kanë kthyer dhe mobilizuar shqiptarët rreth trungut ose vetvetës së tyre shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike ose strukturalgjenetike. Edhe atëherë kur prehëshin fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjëve" të ndryshme historike, gjeografike, ushtarake, politike etj.

Shaban Ymeri -një burrë i shquar i familjes dhe farefisit tonë, dikur u arrestua (burgos) dhe keqtrajtua rëndë nga OZNA (UDBA) dhe xhandarmaria serbe, për shkak të mikëpritjes dhe strehimit të luftëtarit dhe patriotit të njohur shqiptar, Demë Ali Pozharit dhe bashkëpunëtorëve të tij në familjen dhe farefisin tonë. Por, nuk u ligë dhe s'u 

dorëzua kurrë. Nuk pranoi për asnjë çmim të fliste ose tregonte për mikëpritjen, vendndodhjen ose vendstrehimin e Demë Ali Pozharit dhe patriotëve të tjerë shqiptar në familjen ose farefisin tonë. Ali Meta gjithashtu. 

Bile, në një rast, Zenel Miftari (gjyshi im) shkon dhe iu troket në derë familjeve antishqiptare dhe çetnike të Gariqëve dhe Millosheviçëve të Dobrigjëve, dhe u thotë:" Nëse e vrasin ose i ndodhë diçka e keqe ose e zezë Shabanit tonë nga sigurimi ose xhandarmaria serbe, atëherë ne të familjes dhe farefisit tonë, do i vrasim ose pushkatojmë tre shkije për Shaban Ymerin!"

Se këndejmi, nuk ka histori as filozofi shqiptare në Kosovë, ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos ketë qenë ferr ose një burg i madh. 

Ndaj, nuk ka njeri, politikan ose intelektual shqiptar në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit,, Kiljeviçit, Mijoviçit, ose Millosheviçit & Company)-jetonin në burg (robëri), tirani, marrëzi, hipokrizi dhe diaboli totale ose absolute. E sidomos atëherë kur njerëzve, popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fytë dhe në shpirtë. 

E vërteta është bijë e kohës dhe jo e autoritetëve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose periodike.

Ndonëse, nuk kanë qenë të rralla edhe rastët tjera kur burrat ose mëshkuj të tjerë të familjes tonë, kanë rrezikuar jetën e tyre, duke i lënë jetën dhe shpirtin e tyre pëng, në mbrojtje të njerèzve, popullit (kombit), atdheut, vendlindjes, familjes, gjakut ose farefisit të tyre kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.

Ky Amanet i Madh dhe Testament, edhe sot e kësaj dite ndodhët në fuqi.

"Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik dhe janë të besueshëm- deri në vdekje!", do thoshte dikur H. Charles Woods.

 "Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë.", thanë dikur për ne kokat gjeniale ose mendjet me të ndritura të kulturës dhe civilizimit botërorë.

Për me tepër ndërkaq, historia e shpërnguljes ose emigrimit të familjes ose farefisit tonë nga Juniku në Dobrigje të Gjakovë, sikur ndodhët e ndërlidhur ose ndërvarur me ngjarjet dhe zhvillimët e ndryshme tektonike, dramatike, epokale ose historike që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe "kongeresët" ose "traktatët" ugurzeza të Berlinit dhe "Shën Stefanit" me 1878, për të vazhduar me luftërat e njohura botërore dhe ballkanike e kështu me radhë....Deri me fillimin e luftës së lavdishme të UÇK-së, të cilës iu bashkuan edhe burra e djem sypatrembur dhe sipetrita të familjes ose farefisit tonë si Met Ali Shabanaj, Shkëlqim Met Shabanaj, Arbër Shabanaj, Andrit Shabanaj  etj.

Ymer Shabani i Parë, ishte pjesëmarrës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit së bashku me Dërvish Salihun e Lubizhdës së Hasit, i cili do dekorohej dikur me një orë muri nga Bajram Curri për angazhimin dhe kontributin e tij çlirimtar dhe patriotik.

Ali Meta (Mixha) ndërkaq, ishte kryetar rrethi (qarku) me seli ose rezidencë në Skivjan të Gjakovës, ku thuhet së kishte sjellur zhvillim dhe lulëzim të përgjithshëm për shqiptarët e asaj ane. Edhe sot e kësaj dite në shënjë respekti dhe admirimi të posaçëm ndaj jetës, veprës dhe personalitetit të tij, në Skivjan, ndodhën plepat ose lisat e mbjellur nga Mixha Ali, që u thonë "plepat ose lisat e Ali Metë Shabanit të Dobrigjëve". 

Ymer Shabani i Dytë, ndërkaq, si kuadër i lartë profesional, dhe si patriot i madh shqiptar, dikur i ka mbrojtur dhe shpëtuar njerëzit (familjarët) dhe popullin e tij nga dhuna, terrori, represioni, inkursioni ose reperkusioni i egër i Llukiçëve, Camoviqëve ose Millosheviçëve të ndryshëm, si zëvendëskomandant ose eprorë i lartë shqiptar në stacionin policor të Hereçit. 

Muharrem Shabani ndërkaq, si anëtar ose aktivist i njohur i Sindikatës së Pavarur të Policisë Kosovare, në fundvitët e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, u rrah dhe maltretua brutalisht nga policia serbe si ish polic profesional shqiptar, për shkak të rezistencës dhe aktivitetëve të tij profesionale dhe patriotike kundër policisë dhe regjimit të instaluar serb në Kosovë.

Edhe Burim Shabani si ish pjesëtar i njësitëve elite (speciale) të policisë së Kosovës, dikur e ka dhënë kontributin e tij për Kosovën dhe shqiptarët si çdo profesionist shqiptar.

Ndërkohë që Mehmet Shabani (im at ose babai im) së bashku me të vëllain e tij, Ahmet Shabanin (xhaxhai im) i takonin gjeneratës ose plejadës së parë të mësuesve (pedagogëve) ose veteranëve të Arsimit Shqip në Deçan, Gjakovë, Rahovec, Drenicë dhe gjetkë. Për të vazhduar traditën me akademikun ose profesorin e shquar univerzitar, Prof. Dr. Bajram Shabanin etj. 

Ndonëse, pa e harruar këtu edhe ekonomistin e diplomuar dhe specializuar, respektivisht ish bisnesmenin ose afaristin e shquar shqiptar në Zagreb të Kroacisë, Selim Shabanin, i cili dikur iu gjend pranë kombit dhe atdheut, kur e kishin vështitë dhe kur kishin nevojë.

Me fjalë tjera, pjesëtarët e familjes dhe farefisit të Shabanajve ose Shaban Hasanëve, në radhë të parë ndoçën gjurmët e të parëve....Respektivisht, gjurmët e gjakut, trungut dhe fisit tonë. Ndoçën hapat e Miftar Shabanit, Ymer Shabanit dhe Met Shabanit që ishin të parët ose stërgjyshërit tanë. Ata ndoçen zërin dhe kushtrimin e madh të kullave dhe atyre kështjellave të pamposhtura në Dukagjinë, Drenicë, Llap, Kaçanik dhe gjithandej, që kanë sy e vesh!

Ndoçen damarët e ndezur të tokës së lashtë atërore dhe stërgjyshore, që nuk shuhen kurrë. Zërin e burrave...Atyre lisave të gjatë, si të lindurit ose banorët e parë në ato troje të panështueshme të Shqiponjave dhe Kastriotit! Kushtrimin e malëve, sukave, bjeshkëve, kodrave dhe atyre kanjonëve të thella  kumbuese e tufllanitèse që i marrin në prehër dhe përqafim shqiponjat dhe dallëndyshet që shkojnë e vijnë. Zërin e thellë të atyre apleve të bardha shqiptare, ku thejnë qafën retë e zeza, murlanet, furtunat e ndryshme dhe stuhitë. Ndoçën melodinë e tokës, orkestrën dhe simfoninë e lulëve më të bukura në kopshtin dhe fushën tonë. Lulëkuqëve të lirisë ose UÇK-së.

Ndërkaq, edhe hasmit ose armikut iu dhanë besë. Nuk ligën kurrë burrat e dheut.

Shqiptarët e vërtetë, gjithëmonë me tepër e duan vdekjën (rënien) ose lirinë e rrezikuar, se sa robërinë e qetë!

 Ata shkëlqejnë dhe truimfojnë vazhdimisht, sepse e ndjekin yllin e dritës së lirisë së përgjithshme individuale dhe kolektive, duke e braktisur idenë përversë, meskine, mercenare, hipokrite dhe diabolike, për t'u bërë dikushi ose dikushat mbi kurrizin ose fatkeqsinë e dikujt tjetër. 

Mëqe, në kuader të historisë, traditës, gjenealogjisë, epistemologjisë dhe antropologjisë së njohur shtetrore, nacionale, familjare (gjenealogjike), luftarake (ushtarake) dhe politike, respektivisht, brenda "filozofisë së jetës materiale, idealiste dhe asaj ekzistencialiste", sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës", gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i këtij shkrimi. Në këtë rast, edhe kronikat ose historitë e njohura familjare ose farëfisnore (si kjo jona)-nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resursëve të përbashkëta (globale ose universale) të kombit dhe atdheut tonë, të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore.

Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, heroizmit, vetflijimit ose sakrificës që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, historisë dhe filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit etj.

Në instancë të fundit, njerëzit, familjet, popujt (kombet), kulturat dhe shtetët e ndryshme gjithandej globit, gjithënjë sipas historisë dhe filozofisë, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve, metamorfozave ose procesëve të ndryshme evolutive, transformuese ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr kuptim e jetës së re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit. 

Edhe agu (agimi) dhe ringjallja shtetrore, nacionale, familjare ose farëfisnore, gjithashtu janë blatore (dhurata) ose shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose fenomenologjisë së natyrës, shpirtit, intelektit dhe mbijetesës ose ekzistencës së njeriut, familjes, farëfisit, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

P. S. Diçka lidhur me gjenealogjinë ose pemën tonë familjare, gjenealogjike, biogjenetike ose strukturalgjenetike:

Siç e kemi cekur me sipër, të parët ose stërgjyshërit tanë ishin: Ymer Shabani, Miftar Shabani dhe Metë Shabani të Shaban Hasanëve të Dobrigjëve. Të afërmit ose kushërinjët e parë i kemi Arif Hasanët e Junikut që i përkasin Fisit Berishë e Kuqe. Kushërinjët tjerë  i kemi në Deçan, Lutogllavë të Pejës, në Pozhar, Drenicë, Mal të Zi dhe Shqipëri.

Ymer Shabani i Parë i kishte dy djem: Shabanin dhe Sylën, dhe katër vajza (bija)- Xufën, Gjylëshahen, Hatemen dhe Rukmanen. 

Metë Alia i Parë e kishte një djalë dhe një vajzë: Aliun dhe Nushën e cila së bashku me bashkëshortin e saj, kishin emigruar në Shqipëri për shkak të përndjekjes, terrorit dhe represionit të egër serbo-çetnik.

Miftar Shabani i Parë i kishte tre djem: Zenelin, Zenunin dhe Elezin dhe dy vajza (bija)-Ajmonen dhe Haten.

Zenel Miftar Shabani i kishte dy djem: Mehmetin dhe Ahmetin, dhe dy vajza (bija)-Hatixhën (Tixhën) dhe Hasimen.

Shaban Ymeri e kishte një djalë për hastret (Ymerin) dhe dy vajza (bija)- Nifen dhe Tushen..

Ali Meta i kishte tre djem: Rizën, Metën dhe Rexhën, dhe tre vajza (bija)-Zyhren, Hatmonen dhe Sanijen.

Sylë Ymeri i kishte shtatë djem: Hazirin, Selimin, Asllanin, Sokolin, Hajdarin, Kamerin e Smalin, si dhe dy vajza (bija)-Rrushen dhe Hyren.

Zenun Miftari i kishte tre djem: Bajramin, Shpendin dhe Avdiun, dhe dy vajza (bija)-Hatemen dhe Faketen.

Ndërsa, Elez Miftari i kishte katër djem: Muharremin, Ibren, Arifin dhe Miftarin.

Në pika të shkurtëra ose linja të përgjithshme, kjo është historia dhe gjenealogjia e familjes sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat