Penda e artë e Migjenit iu nda poetes shqiptare me banim në Francë Klara Buda dhe poetes suedeze Anna Mattsson

Kultura

Penda e artë e Migjenit iu nda poetes shqiptare me banim në Francë Klara Buda dhe poetes suedeze Anna Mattsson

Nga: Sokol Demaku Më: 2 prill 2022 Në ora: 20:08
Pamje nga ceremonia

Në prezencen e një publiku madheshtor në Shtëpinë e Kulurës në Borås të Suedisë u mbajt për të njëmbëdhjetën herë me radhë Festivali ndërkombëtar i Poezisë ”Sofra poetike Borås 2022” në organzimin të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni. Fesrtivaline hapën recituesit e vegjëkl anëtar të QKSH Migjeni me një recital tëpërgatitur nekast për këtë rast në bashkepunim me mësuesen e gjuhë sshqipe Qerime Gurguri. Për këtë QKSH Migjeni u dhuroj një biletë ditore për në Lojnat e kënaqësisë në Leoleksland në Borås, nxënësve Drin Svishta, Leona Thaqi, Malsor Svishta, Uejsil Kamberi, Ionna Busula, Aisla Kamberi dhe Viola Totaj.

Këtë vit në festival poezitë e tyre kishin dergua 88 poet nga vende të ndryshme në 14 gjuhë. Redaksia e festivalit me një punë të palodhshme me shumë kujdes kishte përpuna dhe lexua të gjitha poezitë e arritura dhe në fund kishte vendosur që ketë vit ”Pena e artë e Migjenit” tu ndahet poeteve Klara Buda me vendbanim në Paris të Frances dhe asaj vendëse Anna Mattsson poete nga Göteborg. Gjithashtu redaksia e Festivalit këtë vit për hertë të parë ndau edhe cmimin e anëtarit të saj që vitin e kaluar kishte shkua në perjetësi dhe në shenjë ndermi dhe respekti për te kishte ngritur këtë cmim në Festivalin e vitit të kaluar, për hertë të parë iu nda artistës së re shqiptare të filmit me banim në qytetin Göeteborg të Suedisë Fortesa Hoti për prezentimin e saj në filmin suedez me sukses vite me radhë që nga mosha e re e saj si dhe piktorit të njihur shqiptar me banim në qytetin Växjö të Suedise Shyqri Gjurkaj për vepren e tij jetësore në art. Njëherit me këtë rast u ndan Mirenjohje per një bashkepunim të vyer me QKSH ”Migjeni” këtyre përsonave: Murat Koci nga qyteti Malmö për punë të palodhshme në qeshtjene ruajtjhe se gjuhes dhe kulturës shqiptare në mërgatë, Nexhi Hasani nga Londar, Bukurie Maloku poete nga Elbasani, Shoqates kuklturore-sportive ”Dardanija”, Muharrem Binakut veprimtar kulturorr Borås, Vanja Izova Velelva poete nga Maqedonia, Axlin Veljat poete nga Göteborg, Ligor Shyti poet nga Permeti.

Në manifestim ishin prezent edhe botuesit me renome nga Tirana të Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana Mariane dhe Petrit Ymeri të cilet me prezencdne tyreia shtunë madheshtinë këtij manifestimi ndërkombëtar.

Image
Pamje nga ceremonia

Këtë vit Festivali u mbajt me prezencen e publikut në sallë por ishte i organziaur edhe laive për ata poet që nuk kishin påasur rast e mudnësi të jnë në Borås të Suedisë, përmes platformës ZOOM.

Këtu po japim emrat e poeteve pjesemarres ne Festival dhe Antologji.

Henrik Mimmersson Suesi, Klara Buda Francë, Ylltare Ferati Kosovë, Flora Peci Kosovë, Adem Pllavci Suedi, Hidajete Hasani Kosovë, Peter Nyberg Suedi, Flora Shabi Kosovë, Elisabeta Gockaj SHBA, Kasam Shaqirvela Maqedoni e V,Vaso Papaj Shqipëri, Bajram Muharremi Suedi, Sokol Demaku Suedi, Valbona Kolaveri Shqipëri, Bukurie Bucpapaj Kosovë, Ibrahim Osmanbašić Bosnje, Luiza Dauti Shqipëri, Ferzate Bajrami Itali, Djina Dundova-Pancheva Bulagari, Bukurie Maloku Shqipëri, Eltona Lakuriqi Itali, Gabrijela Muja Shqipëri, Mimoza Xhaxhaj Mane Gjermani, Duarte Wallin Portugali, Viron Kona Shqipëri,Радка Атанасова- Топалова Bulgari, Ivkovic Maja Itali, Afrim Berisha Suedi, Nezi Plaku Velaj Shqipëri, Eva Ermenz Suedi, Mimoza Gjetaj Itali, Gerd Karin Nordlund Suedi, Fatjon Bunga Shqiperi, Ахмет Емин Атасой Turqi, Mimoza Eliona Osmani Greqi, Славка Мариновска Bulgari, Adelina Pali Shqipëri, Glladiola Jorbus Suedi, Yllka Sheqiri Suedi,

Marigona Zekaj Kosovë, Zahra Hassan Suedi, Jana Witthed Suedi, Lili Jusufi Sheqiri Suedi, Vanja Izova Veleva Maqedoni e V, Naser Miftari Maqedonie V, Elvira Kryeziu Kosovë, Remzi Basha Suedi, Anila Kananasi Karapidou Greqi, Nexhat Reaxha Kosovë, Gjelina Maçi Keçi Shqipëri, Ольга Борисова Rusi, Teuta Dhima Shqipëri, Prenda Sejdia Shqipëri, Деляна Ангелова Bulgari, Bardha Mance Greqi, Besarta Shkoza Shqipëri, Ibrahim Abedini Suedi, Ligor Shyti Shqipëri, Axin Welat Suedi, Nexhi Hasani Angli, Emine Hoti Norvegji, Elizabeta Isufaj Greqi, Ajne Iberhysaj Kosovë, Eli Kanina Shqipëri, Mimoza Zejnullahu Kosovë, Marjan N. Sopi Gjermani, Eugent Kllapi Shqipëri, Njazi A. Kollcaku Suedi, Teuta Haziri Suedi, Vlora Rexhaj-Morina Kosovë, Rozeta Kreste Shqipëri, Иванка Могилска Bulgari, Selvete Abdullahu Kosovë, Liza Brozi Shqipëri, Adrian Zalla Shqipëri, Sarah Iusufi Shqipëri, Gezim Agjeraj Zvicër, Nurie Baduni Shqipëri, Kepa Murua Spanjë, Fernando Portolés Spanjë, Anxhela Ziso Suedi, Lousie Harvaldsson Suedi, Bahtir Latifi Suedi, Lilijana Hadic Kroaci, Imri Demishai Suedi, Vjollca Gjikola Suedi, Rizah Sheqiri Suedi.

Ishte një ditë kënaqësie për shiqptarët në mërgatë, një ditë dhe festë qe shumë kush duhet të marrë mesim se si duhet ruajtur, kultivuar gjuha, tradita dhe kultura shqiptare në mërgatë.

Image
Pamje nga ceremonia

Shpresa na mban se viteve tjera do jete edhe me i madhe dhe me i fuqishëm ky festival me rrenë dhe traditë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat