“Ah,sa shumë m'ka marrë malli”/ Çun Lajçi përkujton vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën

Kultura

“Ah,sa shumë m'ka marrë malli”/ Çun Lajçi përkujton vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën

Nga: M.L. Më: 14 prill 2022 Në ora: 10:10
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi në një postim në Facebook ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën.

Në mënyrë artistike ai ka treguar dhimbjen që po e ndjen për shkak të mungesës së vajzës së tij.

“Po. Po bahem gati me ardhë e me t'kallxua për rrugët e babës me do libra! Për do mërgimtarë tej Oqeanit, që t'kishin pa ne nji film lufte, e nuk t'kishin harrua, më sa vendlindjen!”, shkruan Lajçi mes tjerash.

Postimi i plotë:

Ah,sa shumë m'ka marrë malli

Po. Po bahem gati me ardhë. Sot, nesër, mbasnesër!

Ma pak se tri e ma shumë se katër ditë s'kan me shkua.

Tash edhe për rreth teje kanë nisë me shpërthye do lule vjollce! Edhe do bulëza i kan qitë shelqet. Ato langëzohen kur thanat bahen me lule t'shapueme.

Ma shumë se tri ditë jo, se malli asht çua si përrrojet kur shkrihet bora. Blegerimë delesh asht ba malli n'gjoksin tim. Sikur qingjat po m'lodrojnë dhimbjet syve t'mallit!

Bjeshkët kanë nisë mu larcua e qyqja po bahet gati për ditën e Shëngjergjit me knua kangën e re.

Edhe unë po bahem gati me dalë deri të dbani e me pushua n'cungun e vjetër. Me i mbushë mushknitë fllad pranveror e sytë me i ngi male.

Livadhit t'Isufit dua mu zhdirgj!

Oborrit tij me trupua e me thirrë: O Isuf Alia! Ty të shtegu me t’pyet: A je mërzitë moj e mirë?

Me ecë mes varresh tue u kollitë thekshëm, e mu ndalë të dërrasa jote.

Dua me ta qëdisë nji gurë, të mjeshtri i varreve, si mestët e jaranit vasha, e me ta vu te kryet me emnin tand e timin, e me ta puthë sa herë t'kthehem nga rrugët e largëta.

Po. Po bahem gati me ardhë e me t'kallxua për rrugët e babës me do libra! Për do mërgimtarë tej Oqeanit, që t'kishin pa ne nji film lufte, e nuk t'kishin harrua, më sa vendlindjen!

Nji gur t'bukur dua me ta qëdisë të gurëgëdhendësi, me pak vargje e do lule katundi me ti vu mbi eshtnat e fjetun!

Me prit se po vi jo ma larg se katër, jo ma pak se tri ditë Ramazani!

Ah, sa shumë me ka marrë malli!

14 prill 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat