Ka filluar

Kultura

Ka filluar

Nga: Musaj Ahmetaj Më: 12 shtator 2022 Në ora: 17:37
Autori Musa Ahmetaj

Ka filluar vetingu
Po hapen arkivat
Kush nga ne ka pasur
Notat më të  mirat

Ky veting ka filluar
Me këmbë të mbarë
Notat e deputetëve
Janë në rend të parë

Në lëndët shkencore
Punë, detyra e mundime
Të mos përsëritet viti
Më mirë në riprovime

Profat e Edukatës Fizike
Më të mirët mësimdhënës
Pesat gjithënjë në lirim
Në riprovim asnjë nxënës

Bretkocën në epruvetë
E kishte shumë trishtim
Për këtë burri I botës
Mbeti  edhe në riprovim

Edhe kujdestarët e klasës
Nga intervenimet në siklet
Falje një dysh o profesor
Se nuk do bëhet deputet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat