Festivali i 2-të Ndërkombëtarë i Filmit Sportiv “Prishtina 2022” vazhdon sot me dy dokumentarë

Kultura

Festivali i 2-të Ndërkombëtarë i Filmit Sportiv “Prishtina 2022” vazhdon sot me dy dokumentarë

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Festivali i 2-të Ndërkombëtarë i Filmit Sportiv “Prishtina 2022” do të vazhdojë sot me shfaqjen e dokumentarëve të sportit, ku në programin e sotëm janë dy sosh me tematikë futbollin.

Edicioni i 2-të i këtij festivali u hap mbrëmë me dokumentarin “Kosova e Artë” dedikuar medalisteve olimpike, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

Ndërkaq, sot me fillim nga ora 20:10 do të shfaqet dokumentari “Një çerek-shekulli rrugëtim” me autor, Arben Berisha.

Pas “Një çerek-shekulli rrugëtim”, nga ora 20:27 do të shfaqet edhe dokumentari “Pranimi i Kosovës në UEFA, hapja e dyerve të mëdha të futbollit”, i autorit Bujar Mehmeti.

Filmat do të shfaqen në kinemanë ABC në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat