E dashur loke!
Nga këtu largë e tek ti.
Unë biri ytë-dushk verri
në vend të lekëve ose
të hollave
Si kujtim të përhershëm dhe
amanet
po të çojë një fotografi
të freskët mërgimi
dalur dhe i fotografuar
dikund bashkë me
dy kije (kishka) të trashë
prej Holandës dhe Danimarkës
të cilët me duhet t'i krehi, ç'krehi
tredhi, ç'tredhi, lëmojë
dhe kashagiti përditë
moj e dashura loke!
Të holla as lek nuk kam
përveç trupit dhe shpirtit.
Jo, jo nuk kam
pasha shpirtin e shefit
dhe trupin e shefices!
Jam bërë i lehtë
si dushk verri
ose dushk mali
e dashur loke.
Këta të këtushmit
si turqit osmanlinjë
Jakut të Shkodrës
në Jakup në Stamboll
dikur ejjj!
Shiti ti,
ma kanë dredhur, ç'përdredhur
dhe ndryshuar edhe emrin
moj loke!
Disa me quajnë "zotëri hamall",
disa të tjerë "zotni gipser, sharaxhi, fshesaxhi
murator, qenefagji....
Ishalla shumë shpejt
liberalizihen vizat
dhe
Ikë edhe ti moj
e dashtuna loke!
Bëhemi krejt "zotni"
si Jaku n'Stamboll!