Arti i luftës dhe arti i gruas

Kultura

Arti i luftës dhe arti i gruas

Nga: Agron Shabani Më: 2 mars 2023 Në ora: 13:21
Autori Agron Shabani

"Ti sigurisht ke një hall ose kasavet të madh", i tha një ditë si papritur, Cezarioni i mitur ose adoleshent, Kleopatres. Cezarioni ishte i biri (djali) konkubin ose jashtëmartesorë i Jul Cezarit me Kleopatren, të cilin ky i fundit (Jul Cezari) nuk e pranonte për të vetin:

"Po biri im! Po të ishe ti biri (djali) i Pompejit të Sulos ose Kornelies (Cornelia) të familjes së konsujve të Romës, babai yt nuk do ishte Jul Cezari!", iu gjegj (përgjigj) Kleopatra e bukur, ekskluzive dhe ekzotike nga Egjipti, të birit të saj (Cezarionit) me do shikime të nxehta (gacë) që i digjnin ose përvëlonin edhe detin, edhe qiellin kaltërosh gjatë muajit të vapë të korrikut diku në Memfis ose Aleksandri të Egjiptit, si për t'ia ruajtur nderin vetit dhe famën e madhe perandorisë së saj dhe asaj romake përnjëherë.

Ndërkaq, për të ri-ngritur ose ringjallur "imazhin", "autoritetin", kultizmin ose absolutizmin e tij ushtarak e politik etj: Jul Cezari, asokohe i konfrontonte ose ndërsente kundër njeri tjetrit Mark Antonin dhe Oktavian Augustin ne Romen Antike. Duke ia garantuar Oktavian Augustit 2/3 e pushtetit te Romes, për t'i vare Mark Antonin dhe Kleopatren....Apo!? Kush e di!

Ndryshe nga kjo, edhe pse Jul Cezari zyrtarisht ishte i martuar tre (3) here: Me Cornelian (Korneline) e familjes se larte te konsujve romak, me Pompejen-mbesen e diktatorit Sullo, dhe me Kalpurinen e Polibejve (Plebejeve). Nga martesa e jashteligjshme me Kleopatren e bukur nga Egjipti, Jul Cezari kishte një djalë ( Cezarionin) te cilin nuk e pranoi për të vetin. Ndërkohë që romakja e bukur, Kosucia thonë se ishte divorcuar nga Jul Cezari, para martesës.

Ndonëse, Jul Cezari, te cilit i vdiq i ati (babai) i tij, kur ishte fëmije i mitur, u rrit, frymëzua dhe edukua nga e ëma (nëna) e tij, Aurelius Cott dhe Mësuesi ose filozofi i njohur romak, Mark Anton Ginfoni, nga i cili Jul Cezari mësoi shkrim-leximin, retoriken, oratorinë, dëgjimin me vëmendje ose koncetrim maksimal te bashkëbiseduesve politik dhe ushtarak, taktiken dhe strategjinë politike dhe ushtarake etj.


Ndërkaq, ky "Jul Cezari i ri" i Kosovës, si duket nuk i pyet dhe s'i dëgjon kurrë bashkëbiseduesit ose bashkëpunëtorët e tij. Por, me metodat e njohura romake ose cezarike (përçaj dhe sundo) siç po shihet, i ka ndare dhe përçarë akoma me shume fshatin dhe qytetin, luftën e UÇK-s dhe pasluftën, shqiptaret e Kosovës me shqiptaret e Shqipërisë etj....
Duke i qëndruar besnik tematikës së shkrimit....

Zoe (Sofia) e bukur, temperamente dhe ekstravagante nga Bizanti, si mbesa e fundit e një perandori të njohur bizantin, si për t'ia thyer qafën carit (mbretit) plak të Rusisë, pasi që ia kishte derdhur në prehër trupin ose shtatin e saj valë Ivanit të ftohtë dhe impotent, pa dashur të lëshohej në zhargonin ose vokabularin fabulist ose anektodig të batutave ose proverbave të ndryshme ruse, i tha:" Së bashku me trupin (shtatin) dhe kurorën martesore, e kam sjellur me veti edhe famën e madhe mbretërore të perandorisë së njohur bizantine"! Duke e lënë Ivanin e III të Rusisë gojëhapur dhe të patekst gjatë atij vitit të largët 1472.

Disa vite me vonë (me 1482) -"shtetit" ose "knjazevinës së madhe" të Moskës dhe Kjevës (lëxo "Kjevskaja Rasija", ose "Moskovska knezhevina") iu bashkuan "republika e Novgorodit"...Dikur me vonë "kanati" ose "ekzarhati mongol" i Siberisë Perëndimore, Kazani, Astrahani, Kaukazia (Kaukazi), Baltiku, Dnjepria etj...Në kohën e Katarinës së Madhe, Anes, Pjetrit të Madh, Jelizaveta Petrovnes, Katarines II etj...Deti i Zi, Krimea dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera: Rusinë e Madhe, e bënë ose krijuan gratë (femrat) e bukura dhe rastët e volitshme prej luftërave dhe tragjedive të mëdha.

U mor vesh se Rusia që nga shekulli IX (9) dhe deri në shekullin XIII (13)- ka qenë vetëm një "shtet" ose provincë e vogë kishtare ose ikumenike e njohur si "Kjevskaja Rasija" ("Rusia e Kijevit") ose "Knjazovina e Moskës" ("Moskovksa Knezhevina").

Ndërkaq, duke filluar nga shekulli XIV (14), XV (15) dhe tutje, në kuadër të projektit të njohur imperial ose kolonialist të "bashkimit të tokave ose territoreve ruse",: Rusia do njohë shtrirje ose zgjerime të vazhdueshme teritoriale ose gjeografike në kohëra dhe hapësira të ndryshme euroaziatike. Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë,, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej.

Të gjitha këto sipas imagjinatave ose fantazive të njohura imperiale dhe kolonialiste të Ivan Groznit, Volokolamskit, Ivanit IV, Pjetrit (Petrit) të Madh, Katarinës II- të dhe kështu me radhë. Duke e bërë Rusinë si imperi (perandori), apo si shtetin me hapësirën ose sipërfaqen më të madhe tokësore ose gjeografike të globit ose planetit tonë.

E tërë kjo në saje të frikës, qyqarëllëkut, naiviteteve dhe paradokseve të njohura reaksionare dhe anakronike të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste të kontinentit plak të, cilave, gjithmonë u është mekur zëri dhe stepur goja-përballë militarizmi, imperializmit, kolonializmit, hegjemonizmit dhe ekspansionizmit të Rusisë (plus Serbisë).

Kur e pyetën njëherë një mbret ose perandor romak se ku ndodhej mesi ose kërthiza e botës?, tha: "Ku tjetër, pos në Kanstantinopojë (Stambolli i sotëm), aty ku Irena e bukur dhe ekstravangante nga Bizanti, i derdhë ëndrrat dhe shtatin (trupin) e saj valë në shtrat!".

Irena, mbretëresha e bukur, ekskluzive, ekzotike dhe ekstravagante nga Bizanti, thuhet se në kohën e saj, ishte gruaja (femra) me e bukur, me inteligjentë, me ekstravagante, dhe më e nxehtë e planetit, saqë edhe mbreti (perandori) legjendar i Frankëve dhe Langobardëve, Karli i Madh (Karl der Große), i dehur, fascinuar dhe hipnotizuar nga bukuria, inteligjenca, eleganca dhe delikatesa magjepsëse dhe tepër markante ose hipnotizuese e Irenes nga Bizanti, ia kishte ofruar të bijën e tij, Rotruden, për martesë me të birin e saj, Konstantini IV. Bëhet fjalë mbi mbretin ose trashegimtariin robust dhe skrupuloz të "Dinastive" te njohura të Merovingëve dhe Karolingëve, si dhe të birin e njohur të Karl Martelit-mbrojtësit, atletit ose dalzotësit të Evropës mesjetare nga sulmet ose invazionet e arabëve, hunëve, tatarëve, mongolëve etj.

Ndërkaq, mbretit ose perandorit ekstravagant dhe supersticioz nga Franca, Lujit (Luigjit) XIV (14) , i cili ishte martuar zyrtarisht me Maria Terezën, të bijën e mbretit Filipi IV të Spanjën në kishën ose katedralen e njohur të Sant Zhan de Lizit: Thuhet se jozyrtarisht i sillej ose rrotullohej bota diku në mes Luize de Lavlien, Madam Monstespan, Madam Anxhelik (Onzhelik) de Fontanjë dhe bukurosheve të tjera oborrtare që frekuentonin në kështjellat ose pallatet e njohura të Versajës dhe Sën Zhërmenit.

Luji (Luigji) i XIV, i cili ishte i biri i Lujit (Luigjit) të XIII (13) të Francës dhe Anës së Habsburgëve të Austrisë, thuhet se kishte trashëguar shumë nga luksi, ekstravanganca dhe temperamenti i gjyshës së tij, Maria Mediçi, prej familjes së famshme të Mediçëve nga Firenca e Italisë.

Gruaja e dytë e Lujit (Luigjit) të XIV, ishte bukuroshja e njohur oborrtare, Madam Mentnon, e cila shquhej për stilin ose veshjet (kostumet) e saj tunduese dhe ekstravagante.

Përderisa, Luji (Luigji) XVI (16) e pagoi me kokë luksin dhe ekstravagancën e Maria Antonetës.

Se këndejmi, edhe Napoleon Banaparta, thuhet se askund nuk e ndjente vetën më të vogël, së sa para Jozefines (Zhozefines) ose Maria Luizes në shtratin e dashurisë.

Dhe, princesha (princesha) e bukur "Sisi" e Austrohungarisë, An Bolyen e Britanisë së Madhe,....Auuu!!!

Femrat (gratë) e bukura, të forta, të mençura, intelektuale dhe inteligjente, i prekin ose arrijnë njëkohësisht lartësitë me të mëdha ose me të epërme, dhe ultësirat me të poshtme, ose me të sheshta.

Ndaj, të gjithë ata që bëjnë kontrata ose lidhin marrëveshje e koalicione me to: I zgjedhin njëkohësisht lojën dhe rrezikun.

Kështu që edhe "Jul Cezari ynë " raport me gjininë e bukur, pos "luftës kundër Rusisë"( për shkak të Ukrainës së tij "simotër", kuptohet) si duket, i ka zgjedhur dhe pranuar edhe lojën, edhe rrezikun.

Për fund:

Femra ose gruaja e bukur-spas Karl Gustav Jungut, është simboli, udhërrëfyesi, lajtmotivi dhe fenomeni kryesorë në psikiken ose psikologjinë e mashkullit ose të burrit. Ashtu siç është mashkulli (burri) i fortë dhe i vërtetë ose ekselent në shpirtin dhe psikiken (psikologjinë) e gruas.

Apo, "Anima-Animus dhe Animus-Anima" kjo është e njëjtë, sipas Mari Luise von Franckut ose E. Hardingut.

Ndaj, vetëm arti i gruas dhe arti i luftës, na bëjnë burra ose meshkuj të vërtetë. Apo...?!

Në instancë të fundit, disiplinat e njohura shkencore dhe humaniste janë shumë të reja për t´i njohur dhe kuptuar të të gjitha sekretët ose misteret e mundshme të gjinisë së bukur ose polit të butë.

Tempujt me të bukur dhe me të shkëlqyer së bashku me valët ose dallgët me të trazuara dhe përmbytëse, nganjëherë mund t'i gjeni në trupin, mendjen, shpirtin dhe zemrën e një gruaje. Mbase, ato gjëra çfarë s’i ka parë dhe njohur ndonjëherë "gjinia e fortë" mëshkullore. E sidomos "Jul Cezarët, Mark Antonët, Oktavian Augustët, Mark Brutët, Lujët dhe Napoleon Bonapartët" e Kosovës.

"Femra (gruaja) e shtinë (e futë pra) edhe dreqin n' shishe ose n' gastare, e lërë më ti "asociacionin" ose "zajednicen serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës!

Kjo bindje, ky besim dhe ky ndikim janë të gdhendur ose skalitur fuqishëm-deri në kupën e qiellit tek çdo njeri shqiptar ose kosovar...tek çdo "kafshë (bishë) e lartë" politike dhe diplomatike....Gjë të cilin mund ta provojë çdonjëri që dëshiron të njihet, qoftë edhe sipërfaqësisht, me mitet, eposet, legjendat, analët ose kronikat e njohura mbi Adamin dhe Evën (Ademin dhe Havën), mbi Jozefin, Maria Magdalenen dhe Krishtin, mbi Muhametin dhe Hatixhen ose Ajshen, mbi Aliun dhe Fatimen, Rea Silvinë, Lavinen, Elenen, Olimpinë, Teutën, Kleopatren, Zoen (Sofia), Jozefinen, Maria Terezën, Maria Luisen, Irenen, Katarinen etj.


ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat