Marrshi i turpit

Kultura

Marrshi i turpit

Nga: Xhevat Dajaku Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:05
Vrasjet Politike

Nata rrugët kur i pushton,

Gjumi merr njerëz me vete,

Unë rri zgjuar deri vonë,

Nuk kam gjumë, se kam derte.

Sikur unë dertlinj ka,

As ata s'vejnë gjumë në sy,

Se në hise na ka ra,

Jeta zemrat më na i thy'!

Na i ka thy në njëmijë copë,

S'ka mjeshtër që t'i saldojë.

Për drejtësinë, thonë ështe e kotë,

Janë mbushë rrugët me langoj!

Janë bërë shumë langoj e dhelpra,

Toka, s'di, si po i duron?!...

E sulmojnë drejtësinë me kthetra,

Marrshi i tyre na trishton!

Ata s'bënë marrsh për të vrarët,

Për mësuesit, për gazetarët.

Marrshi tyre s'është kombtar -

Thonë drejtësia është e marrë!

Kur drejtësia e kapi krimin,U bënë bashkë ky soj i nxirë,

Ata s'bënë marrsh për Drinin,

Sepse janë një i soj i ndyrë!

Ata s'bënë marrsh as për Xhemën.

Për kolonelët besa festuan,

Siç festuan për Legjendën

Kur rafalet u ndëgjuan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat