Zëri i Preshevës

Kultura

Zëri i Preshevës

Nga: Atdhe Geci Më: 22 prill 2023 Në ora: 23:37
Atdhe Geci

Jam bimë e Mollës së Kuqe

jo luginë po krahinë e gjanë

jam pjesë e dheut shqiptar

jam e pushtuar nga Serbia

 

Si të jetoj nën terr të serbit

nën duart e tij të përgjakura

a më sheh jam e poshtëruar

për çdo ditë jam e burgosur

 

Në këtë atdhe me Preshevë

me Bujanoc dhe Medvegje

plotë tokën e kam me varre

plot tokën e kam me të rënë

 

Ore, ti që flet krejt ndryshe

Jam flakë e Mollës së Kuqe

Dardani kam emrin e dheut

Shqipëri jam deri tek Molla!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat